Ndahet nga jeta ish kryeprokurori Sabit Maliqi
Gjilan – Sabit Maliqi ish kryeprokuror në Prokurorinë e Qarkut nw Gjilan është ndarë nga jeta këtë të premte. Maliqi ka shërbyer nga viti 2000 deri në qershor të vitit 2010 si kryeprokuror në Prokurorinë e Qarkut.
Sabit Maliqi nga Busavata i cili së fundit ka ushtruar detyrën e avokatit është ndarë nga jeta këtë të premte. Maliqi ishte kryeprokuror në Prokurorinë e Qarkut në kohën më të vështirë të tranzicionit me UNMIK-un.
Në kohën e Sabit Maliqit janë zhvilluar gjykime të rëndësishme derisa nga kolegët e tij është vlerësuar si njeri i qetë dhe i urtë.
Jetish Maloku kryeprokuror aktual tha se Sabit Maliqi vërtet ka qen i urtë, i afërt, tolerantë dhe i mirë me kolegët dhe i nderuar dhe i respektuar edhe në profesionin e avokatit.
Ndërkaq telegram ngushëllimi familjarëve u ka dërguar edhe Shemsedin Pira nga Oda e Avokatëve. Pira ka thënë se avokati Sabit Maliqi do të përkujtohet gjithmonë me nder e respekt sepse ishte në shërbim të profesionit dhe punojë me shumë nder e përkushtim./rajonipress/

