Përmbaruesit privatë kompletojnë plaçkitjen e organizuar shtetërore
Edhe pse sektori i përmbarimit, përmbaruesve privatë, të cilët janë vënë në lëvizje edhe nëRepublikën e Kosovës, ishte proklamuar dhe menduar si një lehtësim i madh për qytetarin, njohës të fushës së drejtësisë dhe analistët politik, po vërejnë se nga fakti i mungesës së mbikëqyrjes më të afërt dhe efikase të punës së tyre, shumë shpejt, përmbaruesit privatë kanë filluar të shndërrohen në mekanizma që veprojnë në mënyrë mafioze e kriminale dhe duke mos i dhënë llogari askujt për shkeljet ligjore dhe manipulimet që i bëjnë ata.
Përmbaruesit privatë janë vetëm pjesë e krimit të organizuar në Kosovë. Atë çka u shpëton pa e plaçkitur politika dhe pushteti i korruptuar ua kanë lënë këtyre plaçkitësve më të vegjël, e kjo është detyrë e përmbaruesve privatë. Aq të ligë dhe të poshtër janë disa përmbarues privatë, saqë ka pasur rast që e kanë detyruar edhe invalidin të shesë lopën e vetme me të cilën i ka ushqyer fëmijët me pak qumësht”, thotë analisti Naim Miftari për “Kosova Sot
Edhe pse sektori i përmbarimit, përmbaruesve privatë, të cilët janë vënë në lëvizje edhe nëRepublikën e Kosovës, ishte proklamuar dhe menduar si një lehtësim i madh për qytetarin, njohës të fushës së drejtësisë dhe analistët politik, po vërejnë se nga fakti i mungesës së mbikëqyrjes më të afërt dhe efikase të punës së tyre, shumë shpejt, përmbaruesit privatë kanë filluar të shndërrohen në mekanizma që veprojnë në mënyrë mafioze e kriminale dhe duke mos i dhënë llogari askujt për shkeljet ligjore dhe manipulimet që i bëjnë ata.
Edhe vetë njohësit e kësaj fushe e shtrojnë me të drejtë pyetjen se përse askush nuk e mbikëqyrë punën e përmbaruesve privatë në Kosovë? Ata pyesin gjithashtu se a u rekrutuan të gjithë përmbaruesit nga mafio-oligarkët e inkriminuar, të lidhur me pushtetarët mafiozë, ku një pjesë e madhe e tyre edhe kanë punuar në firmat private të mafio-oligarkëve dhe të njëjtit u përzgjodhën e u emëruan nga mafio-politika! Gazeta i ka dërguar pyetje për këtë çështje edhe Ministrisë së Drejtësisë, duke pyetur se kush i kontrollon përmbaruesit privatë dhe si është rritur edhe më shumë krimi i organizuar dukshëm edhe përmes përmbaruesve privatë, por ata nuk kanë dhënë përgjigje. Mbetet një shqetësim i madh i qytetarëve dhe bizneseve të palidhura me politikën se si po lejohet që përmbaruesit të kenë guximin që edhe të ndryshojnë emrat e kompanive nga vendimet gjyqësore, vetëm e vetëm për të ZHVATUR ilegalisht paratë nga xhirollogaritë bankare, edhe kur nuk bëhet fjalë për subjektin e vërtetë afarist debitor, që është në vendim të gjykatës. Mbetet akoma pikëpyetje e madhe për të cilën askush nuk jep përgjigje se pse për përmbaruesit privatë nuk ka ligj të precizuar që adreson më saktë llogaridhënien dhe përgjegjësinë, mbikëqyrjen dhe për shkeljet e mëdha ligjore që bëjnë ata, pasi që duke qenë edhe ata vetë pjesë e rrjetit të krimit të nëntokës kriminale për një kohë të gjatë, as që e llogaritin se po e shkelin ligjin me të dyja këmbët dhe se me veprimet e tilla po e konsumojnë edhe veprën penale.
ZEQA: PËRMBARUESIT PRIVATË NDRYSHOJNË EMRAT E KOMPANIVE NGA VENDIMET GJYQËSORE PËR TË ZHVATUR ILEGALISHT PARATË NGA XHIROLLOGARITË BANKARE
Analisti politik Florim Zeqa po ashtu vlerëson se deri më tani praktika ka treguar se përmbaruesit privatë janë mekanizëm mbikëqyrës dhe ekzekutues të interesave vetëm të pushtetarëve të inkriminuar në të dyja nivelet e qeverisjes.”Duke qenë se përmbaruesit privatë janë njerëz të rekrutuar nga mafio-politika kriminale, nuk kontrollohen nga askush! Edhe pse çdo ditë shkelin ligjin dhe konsumojnë veprën kriminale, nuk ia kanë frikën ligjit,…duke e shpërfaqur në mënyrën më besnike fytyrën e pushtetit kriminal, janë shndërruar në ekspeditë vrastare të shpresave të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi”, theksoi ai. “Është pikërisht kështu për faktin se përmbaruesit privatë janë mekanizma (autonomë) të paprekur nga ligji dhe drejtësia, të pavërejtur nga shërbimet sindikale dhe organizatat e tjera monitoruese të sektorit privat,…që ua mundësojnë punëdhënësve kriminalë që të shfrytëzojnë pamëshirshëm djersën dhe mundin e punëtorëve të pambrojtur kosovarë në sektorin privat. Madje, shpesh ndodh që përmbaruesit privatë t’i futin duart edhe në sistemin e drejtësisë, me ndryshimin e emrave të kompanive nga vendimet gjyqësore për të zhvatur ilegalisht paratë nga xhirollogaritë bankare edhe kur nuk bëhet fjalë për subjektin afarist debitor që është në vendim të gjykatës”, potencoi Zeqa. “Përmbaruesit privatë, duke qenë mbi ligjin e drejtësinë vendore, abuzojnë me të drejtat legjitime të punëtorëve në sektorin privat, duke i nxjerrë e futur në listat e pagave, sipas kërkesave ditore të punëmarrësve kriminalë…, duke ua rrezikuar seriozisht kafshatën e gojës familjeve kosovare që jetojnë në varfëri, në varësi ekstreme nga pagat minimale mujore”, tha analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot”.
MIFTARI: ATË ÇKA U SHPËTON PA E PLAÇKITUR POLITIKA DHE PUSHTETI I KORRUPTUAR UA KANË LËNË KËTYRE PLAÇKITËSVE- PËRMBARUESVE PRIVATË
Njohësi i fushës së sigurisë, Naim Miftari, thotë se edhe personalisht ka pasur telashe me përmbaruesit. Sipas tij, ata janë njerëzit më të panevojshëm për qytetarin, janë jashtë kontrollit institucional dhe nuk i respektojnë ligjet e Kushtetutën. “Përmbaruesit privatë janë vetëm pjesë e krimit të organizuar në Kosovë. Atë çka u shpëton pa e plaçkitur politika dhe pushteti i korruptuar ua kanë lënë këtyre plaçkitësve më të vegjël, e kjo është detyrë e përmbaruesve privatë. Sot përmbaruesit privatë janë vetëm dorë e zgjatur e pushtetit të korruptuar, pra janë dorë e krimit të organizuar për vjeljen e parave nga popullata e varfër në Kosovë e që janë në fakt shumica. Aq të ligë dhe të poshtër janë disa përmbarues privatë saqë ka pasur rast që e kanë detyruar edhe invalidin ta shesë lopën e vetme me të cilën i ka ushqyer fëmijët me pak qumësht”, theksoi ai për “Kosova Sot”.
Miftari rrëfen edhe për telashet personale që ka pasur me këta njerëz. “Me përmbarues privatë kam pasur edhe vetë telashe, edhe pse kisha të ardhura të vetme të pensionit të veteranit të luftës, një përmbarues privat kishte falsifikuar një nënshkrim jovalid për para, njoftimin për bllokimin e kontos për një borxh jo valid, të falsifikuar, pasi në të njëjtën familje kishin dërguar dy fatura paralele në të njëjtën shumë nga Higjienoteknika!”, tregoi ai. “Sot realisht përmbaruesit janë ndërmjetësues në mes të legales dhe punëve ilegale zyrtare që merren me nxjerrjen e fajdeve që me ligj janë të ndaluara, si dhe malverzimet me banesa, me prona, me parcela të ndryshme, vetëm me autorizime, edhe kur ato janë të rreme. Ata turren kudo dhe nuk pyesin për asgjë, vetëm a ke para, edhe pse këto gjëra janë të ndaluara i rregullojnë sot shumë përmbarues privatë”, vlerësoi Miftari. “Shikuar realisht dhe praktikisht funksionin e tyre, përmbaruesit privatë janë vetëm një klasë e re e plaçkitësve që plaçkitin popullin, shtresën më të varfër dhe më të izoluar në Evropë, pra popullin e Kosovës. Këta plaçkitës gjysmëlegalë janë vetëm dora e fundit e plaçkitësve politikë që plaçkitin popullin dhe frikë nuk njohin kur janë në pyetje përfitimet e tyre”, thotë Naim Miftari për “Kosova Sot”.
Keqpërdorimi i madh Eksperti i së drejtës, Blerim Burjani, thotë se sektori i përmbarimit, edhe përmes përmbaruesve privatë, kur respektohen ligjet në fuqi, është një shtyllë pozitive për drejtësinë e Kosovës, por fatkeqësisht në raste të caktuara, falë mungesës së legjislacionit të kompletuar sa duhet, edhe ky segment po keqpërdoret. “Përmbaruesit privatë ushtojnë detyrat e tyre, atë të një përmbaruesi bazuar në ligj, ushtrimi i detyrës së përmbaruesit është me rëndësi për të përmbushur ekzekutimin e vendimeve. Sidoqoftë, janë këtu dy situata; e para, këta persona paguhen për të zbatuar vendimet e plotfuqishme; e dyta, punojnë për paga dhe sa më shumë që kanë punë vlerësohet puna e tyre të jetë biznes i mirë. E situata e dytë është se edhe nga avokatët jo rrallë kritikohen për pështjellim dhe probleme që shkaktojnë përgjatë kësaj rruge të përmbarimit të procedurës”, shpjegoi ai. “Është e saktë se përmbaruesit edhe kanë lehtësuar punën, por edhe veprojnë për dobi të tyre, por veprimtaria e tyre duhet të jetë e ligjshme dhe veprimet e tyre duhet të mbështeten në favor të forcimit të rendit dhe ligjit, çfarëdo aktiviteti tjetër i këtyre njerëzve do të përbënte shkelje nëse këta njerëz veprojnë si zbatues”, potencoi Burjani për “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)


