Uji Dea

Beqiri i vendosur: S’bëjmë qeveri me PAN-in

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se koalicioni LDK-AKR nuk do të pranojë të formojë qeverinë me PAN-in, në asnjë mënyrë dhe me asnjë kusht.

Ai ka deklaraur se edhe nëse një koalicion i këtillë ndodh që të hidhet në votim brenda partisë, ai do të votojë kundër, duke nënvizuar se i vështirë do të jetë edhe koalicioni me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

“Procesi zgjedhor e ka nxjerrë fjalën e qytetarëve. Ndodhin edhe befasi në të tilla zhvillime. Ne kemi mbajtur takime me kryetarët e degëve dhe u kemi dhënë obligim që t’i gjejnë arsyet e humbjes. Nga ana tjetër, fakti që dalin vetëm 41 për qind e qytetarëve në zgjedhje dhe ka mbi 50 mijë fletëvotime të pavlefshme, tregon shumë”.

ARKATANA

“Ligjërisht formimi i qeverisë i takon PAN-it, të parën herë. Por me ne nuk do të mund që ta bëjnë qeverinë e re. Nëse votohet në parti për këtë cështje, unë do të votoj kundër, por jam i bindur që nuk do të ndodhë fare kjo gjë”.

“Me Vetëvendosjen ka gjëra që na lidhin, por edhe plot të tjera që na ndajnë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.