Veseli: Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë
Kryeparlamentari Kadri Veseli në 37 vjetorin e rënies së dëshmorëve Tahir e Nebih Meha i ka përkujtuar ata duke thënë se rezistenca e tyre ndaj njësive speciale policore jugosllave ka ringjallur modelin tradicional të luftës për liri, transmeton “Zëri.info”.
LEXO EDHE: Thaçi përkujton Nebih dhe Tahir Mehën
Tutje Veseli ka thënë që pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë.
Ja postimi i plotë i tij:
Pranvera e vitit 1981 ishte pranvera e zgjimit kombëtar në Kosovë. Pjesë e këtij zgjimi ishin edhe pushkët e Tahir e Nebih Mehës në Prekaz. Rezistenca e tyre një ditore kundër njësive speciale të policisë jugosllave ringjalli modelin tradicional të luftës për liri dhe kështu u bë shembull për gjeneratat e ardhshme që përmbushën misionin e çlirimit përfundimtar të Kosovës. /ZËRI


