ARKATANA

Daka e quan tronditëse mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka deklaruar se rinumërimi i 425 kutive të votimit po bëhet me tri ndërrime të stafit. Megjithatë, procesi i numërimit të tërësishëm të votave, sipas saj, do të marrë kohë të pacaktuar.

Ajo ka shtuar se nëse gjatë tri javëve të ardhshme do të arrijnë të kenë certifikim të rezultateve kjo do të jetë sukses për KQZ-në.

Daka në një intervistë për AktivPress ka deklaruar se rinumërimi i këtyre kutive dhe numërimi i votave të tjera me kusht do të ndikojë më së shumti në përcaktimin se kush do të bëhet deputet i Kuvendit, pasi mospërputhjet më të mëdha sipas saj qëndrojnë pas lëshimeve që kanë bërë komisionerët përkatës të partive.

FIDANISHTJA

Ajo ka shtuar se me numërimet e tërësishme të votave, nuk do të ketë ndryshime spektakolar në renditjen e subjekteve politike që kanë deri më tani në rezultatet preliminare.

Ndër të tjerash, udhëheqësja e KQZ-së, e ka quajtur tronditëse mundësinë e shkuarjes së sërishme në zgjedhje të parakohshme, në rast se koalicionet e partive politike nuk arrijnë të formojnë institucionet e reja në Kosovë. Daka ka paralajmëruar se këto ditë do të shpallen edhe zgjedhjet lokale dhe në qoftë se përsëriten zgjedhjet nacionale kjo do të jetë sfidë e madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.(AktivPress)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.