ARKATANA

Shërbëtorët e politikës në drejtësi, rrënues të sistemit

/ 10 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analistët politikë dhe ekspertët e fushës së drejtësisë, duke analizuar dobësitë e fushës së sundimit të ligjit, theksojnë se një nga faktorët kyç që po ndikojnë në mosfunksionimin efikas, profesional dhe të pavarur, është edhe fakti që në drejtësi, në prokurori dhe gjykata, po avancohen edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, duke bërë lidhje politike, duke iu shërbyer pushtetarëve të inkriminuar, duke iu kryer ose bllokuar lëndë kundërshtarëve të pushtetarëve, e favore të tjera.

“Demokracia në Kosovë sundon si një regjim politik, ku gjithë vendimmarrja paravendoset diku tjetër, jashtë institucioneve, klubeve, hoteleve dhe me porosi, udhëzime e urdhra telefonatash. Kështu zgjidhen dhe bëjnë karrierë edhe gjyqtarët e prokurorët, zgjidhen ata më të pëlqyeshmit e politikës; zgjidhen shërbëtorët dhe urdhërzbatuesit besnikë të politikës, të pushtetit dhe të oligarkisë politikoekonomike”, thotë analisti Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

Analistët politikë dhe ekspertët e fushës së drejtësisë, duke analizuar dobësitë e fushës së sundimit të ligjit, theksojnë se një nga faktorët kyç që po ndikojnë në mosfunksionimin efikas, profesional dhe të pavarur, është edhe fakti që në drejtësi, në prokurori dhe gjykata, po avancohen edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, duke bërë lidhje politike, duke iu shërbyer pushtetarëve të inkriminuar, duke iu kryer ose bllokuar lëndë kundërshtarëve të pushtetarëve, e favore të tjera.

E gjithë kjo sipas analistëve bëhet varë- sisht nga urdhri prej pushtetarëve të inkriminuar dhe nëntokës kriminale, në mënyrë që kështu gjyqtarët dhe prokurorët, si dhe policët, të avancohen në detyrë në sistemin e drejtë- sisë. Duke pasur në funksion një praktikë të tillë të bashkë- jetesës së politikës me strukturat e kapura të sundimit të ligjit, analistët theksojnë sepa qenë pjesë e rrjetës së nëntokës kriminale të lidhur me pushtetin e lartë e të inkriminuar, nuk kanë shanse që të ngrihen në detyrë as policët,as gjyqtarët dhe as prokurorët në pozita më të larta. Sipas tyre, të dëgjueshmit dhe të nënshtruarit ndaj krimit pandalshëm avancohen e ngrihen në detyrë e pozita më të larta, menjëherë pasi ta kryejnë shërbimin e porositur nga krimi i organizuar, ashtu që me shpejtësi nga pozita e gjyqtarit të themelores, ngrihet në pozitën e gjyqtarit në Apel, sikur edhe nga pozitat e gjyqtarit të Apelit në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme, i cili veprim kryesisht bëhet me një porosi e ndërhyrje të kundërligjshme nga kryesisht presidenca apo qeveria në drejtim të KGJK-së së degraduar dhe të mbushur me gjyqtarë trafikantë.

Anarkia i zë vendin ligjit

Sipas analistit politik Florim Zeqa, një sistem i tillë abuziv i drejtësisë funksion vetëm në shtetet pa sundim të mirë- filltë ligjor dhe pa demokraci të zhvilluar e fuqizuar, që në fakt janë shtete apo gjysmështete në konsolidim e sipër.”Gjysmështeti i Kosovës është shndërruar në një vend të uzurpuar nga kriminelët e të gjitha llojeve e ngjyrave, nga injorantët dhe imoralët politikë. Në një vend ku nuksundon ligji mbisundon anarkia, shtohet pasiguria përjetën e qytetarëve. Në 10 vjetshin e fundit, avancimi iprokurorëve e gjyqtarëve është bërë në mënyrë kriminale e jo sipas meritokracisë. Janë lidhjet e prokurorëve dhe gjykatësve me politikën, përkatësisht shërbimet ndaj pushtetarëve të inkriminuar, gjegjësisht kryerja ose bllokimi i lëndëve të kundërshtarëve të pushtetarëve, e cila ua mundëson gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe policëve të avancohen në detyrë (karrierë)”, u shpreh ai.”Prokurorët dhe gjykatësit pa qenë pjesë e rrjetit të nëntokës kriminale të lidhur me pushtetin e inkriminuar në të dyja nivelet nuk kanë shanse që të avancohen në detyrë, madje as policët nuk mund të gradohen në pozita më të larta, përderisa të dëgjueshmit dhe të nënshtruarit ndaj krimit pandalshëm avancohen dhe ngrihen në detyra e pozita më të larta, menjëherë pasi t’i kenë kryer shërbimet e porositura nga mafio-politikanët dhe nëntoka kriminale”, vlerësoi Zeqa. “Kësisoj, politikanët me lehtësi i lëvizin gjyqtarët, prokurorët dhe policët sikurse figurat e shahut nga pozita e gjyqtarit të themelores, ngrihet në pozitën e gjyqtarit të Apelit, sikur edhe nga pozitat e gjyqtarit të Apelit në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme… kështu procesi i “rokadës” vlen edhe për prokurorët dhe policët, siç ndodhi ditë më parë, ku kryepolici bëhet shef i AKI-së dhe anasjelltas”, tha ai për “Kosova Sot”.

Për veprime të tilla ai thotë sa ka një prapaskenë të fuqishme të dirigjimit, si me telekomandë.”Veprimet e tilla bëhen kryesisht me porosi dhe ndërhyrje të kundërligjshme nga Presidenca apo Qeveria në drejtim të KGJK-së dhe KPK-së së degraduar dhe e mbushur me gjyqtarë e prokurorë trafikantë në shërbim të politikës sëinkriminuar”, vijoi më tej Zeqa.

MIFTARI: ASNJË PROKUROR APO GJYQTAR NUK PRANOHET, NËSE NUK E KA PËRKRAHJEN E NËNTOKËS POLITIKE DHE BOSËVE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR!

Sipas ekspertit të fushës së sigurisë, Naim Miftari, hapi i parë i korrupsionit në organet zyrtare në drejtësi është se asnjë prokuror apo gjyqtar nuk pranohet në atë vend pune nëse nuk e ka përkrahjen e nëntokës politike dhe bosëve të krimit të organizuar. “Pra, akoma pa ia filluar punës prokurorët dhe gjyqtarët korruptohen dhe bëhen lodra të politikanëve të fuqishëm, po ashtu të korruptuar dhe avancimi i tyre vazhdon sipas dëgjueshmërisë së tyre, sa më shumë që punojnë për mafinë dhe për politikanët e korruptuar. Dëgjueshmëria dhe serviliteti i shpërblehet sa më shumë që e ndihmon krimin e organizuar politik, aq më lart ngrihet në detyrë, por nëse qëllimisht apo gabimisht e ndjekin ndonjë ‘peshk të madh’ të krimit të organizuar ata prokurorë përfundojnë karrierën e prokurorit, pasi do të dënohen dhe etiketohen nga vetë organizata ku punojnë, pasi kryeprokurorët dhe KGJK-ja, por edhe KPK-ja, janë të gllabëruar nga mafia politike e Kosovës, e cila kërkon vetëm lojalitet, por jo edhe sundimin e ligjit”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

FIDANISHTJA

Sipas tij, e njëjta gjendje është në të gjitha nivelet e gjykatave, nga Gjykata Kushtetuese e deri te Gjykata e Kundërvajtjes, që janë të kapura nga krimi i organizuar. “Vetë shteti është i korruptuar dhe i kapur nga mafia politike e Kosovës, prandaj edhe organet e drejtësisë janë të kapura po ashtu dhe nuk ka asnjë rezultat dhe as luftë kundër krimit të organizuar politik, dorë e cila i ka ngulfatur shtetin dhe drejtësinë”, tha Naim Miftari për “Kosova Sot”.

“Sikur është bërë dukuri e pushtetarëve në këtë 10-vjetshin e fundit, pas çdo skandali në sistemin e drejtësisë dhe polici, pasohet me ‘rokada’, përkatësisht lëvizje të figurave të inkriminuara nga një pozicion në tjetrin, me qëllim të humbjes së gjurmëve të krimit dhe korrupsionit!”, potencoi Florim Zeqa për “Kosova Sot”

KAPITI: VENDIMMARRJA NË KOSOVË PARAVENDOSET DIKU TJETËR, JASHTË INSTITUCIONEVE, PRA KLUBEVE, HOTELEVE DHE ME POROSI, UDHËZIME E URDHRA TELEFONATASH

Sipas analistit Skënder Kapiti, një veprim dhe funksionim i tillë antiligj, i sundimit të ligjit, është karakteristikë vetëm për shtetet ku politika ka lëshuar thellë rrënjët në drejtësi dhe e ka kapur atë në mënyrën më kriminale të mundshme.”Demokracia në Kosovë sundon si një regjim politik, ku gjithë vendimmarrja paravendoset diku tjetër, jashtë institucioneve, klubeve, hoteleve dhe me porosi, udhëzime e urdhra telefonatash. Kështu zgjidhen dhe bëjnë karrierë edhe gjyqtarët e prokurorët, zgjidhen ata më të pëlqyeshmit e politikës; zgjidhen shërbëtorët dhe urdhërzbatuesit besnikë të politikës, të pushtetit dhe të oligarkisë politiko-ekonomike”, theksoi ai.”Sistemi i drejtësisë është realisht sot avokatura e sistemit politik, janë dyshja simbiotike politike-drejtësi që mbajnë dhe mbrojnë njëra-tjetrën kundër dhe duke spekuluar me ligjin, me pushtetin, me shtetin, me pronat, me ekonominë, me të drejtat e qytetarit dhe të shtetit, me demokracinë dhe me integrimin kundër interesave publike dhe kombëtare. Drejtësia nuk vepron dhe nuk kërkon atë se çfarë urdhëron ligji, por ajo zbaton urdhrat politikë, të mafio oligarkëve dhe të korrupsionit”, vijoi më tutje Kapiti.”Pra, drejtësia është dhe sillet si antisistem, prandaj gjendja reale sot në Kosovë është kjo që është, me një demokraci pa demokracitet, me një politike antishtet dhe me një drejtësi antiligj”, tha Skënder Kapiti për “Kosova Sot”.

“Amnistimi i përkohshëm nga drejtësia përkthehet në liri të përkohshme të politikanëve të korruptuar, e cila liri ditaditës po e humb terrenin, jo për shkak të vullnetit politik, por shkaku i presioneve të brendshme e të jashtme, duke jetësuar pjesërisht obligimet ndërkombëtare të firmosura nga institucionet kyçe të Republikës së Kosovës”, potencoi Hidajet Ahmeti për “Kosova Sot”

Dëgjueshmëria shpërblehet

Analisti i kësaj fushe, Hidajet Ahmeti, pohon se brenda kësaj logjike të avancimit në hierarkinë e institucioneve të drejtë- sisë është rregulli i pashkruanë mes të nëntokës kriminale dhe gjyqtarëve e prokurorëve që avancohen në pozita:”Bëj çfarë të them unë, unë do të avancoj në pozita, por prapë do më shërbesh mua”.”Ky rregull i pashkruar është bërë standard jo vetëm në institucionet e drejtësisë, por pothuajse në të gjitha institucionet publike të shtetit të Kosovës. Kjo frymë e mbrapshtë është instaluar në institucionet publike falë nënshtrimit të njerëzve deri në servilizëm, duke tejkaluar çdo rregull të shkruar brenda kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit”, theksoi ai.” Në vend se institucionet publike të jenë në shërbim dhe dobi të qytetarëve, ato po jenë në shërbim dhe dirigjim të pushteteve, krejt falë ndërtimit të piramidës kriminale pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Prandaj, jetëgjatësia e politikanëve karrieristë, të korruptuar e të zhytur në afera kriminale, është falë kapjes së thellë të sistemit të drejtësisë”, ka thënë Ahmeti për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)