Eko Higjiena

Zvarritja e dyshimtë e Speciales, nën ndikimin e mafisë politike

/ 13 minuta lexim
KKVITI

Pas largimit të kryeprokurorit David Schvendiman nga kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, është caktuar një tjetër amerikan.

“Kanale mafio-oligarkësh të këtyre vagabondëve të nëntokës kriminale i kanë futur rrënjët thellë edhe tek Gjykata Speciale. Dhe, do të shohim se a do të dalë kjo e vërtetë. Kjo do të zvarritet deri ditën kur do të ikë ose do të fillojë pak, sa për sy e faqe, dhe në fund do t´ia lërë dikujt tjetër ‘KËMBËT E ARUSHËS'”, thotë analisti Reshat Badallaj për “Kosova Sot”

Pas largimit të kryeprokurorit David Schvendiman nga kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, është caktuar një tjetër amerikan.

Prokurori i ri i Gjykatës Speciale pritet të jetë prokurori amerikan, Jack Smith, i cili tani edhe ka kërkuar më shumë kohë që të familjarizohet, sikur ka thënë ai, me lëndët që do të trajtohen. Sipas analistëve politikë, kjo qasje e tij e re ndaj punës së Prokurorisë Speciale të këtij tribunali do të marrë edhe më shumë kohë, dhe nuk pritet se do të nisin shpejt as arrestimet nga Gjykata Speciale, pasi kështu duket që edhe pushtetarët ia kanë gjetur “ilaçin” për të influencuar edhe Gjykatën e Prokurorinë Speciale, që të mos nisinarrestimet, para se gjoja të arrihen marrëveshjet e “mëdha finalizuese” me Serbinë, siç po i quajnë Vuçiqi dhe Thaçi. Prof. i së drejtës Muhamet Kelmendi tha për “Kosova Sot” se ashtu sikur është miratuar kjo Gjykatë, në baza nacionale të trajtimit të akuzave, parimisht është shumë e dëmshme Gjykata Speciale, por gabimi është bërë nga ata që e kanë diktuar në fillim dhe e kanë negociuar edhe me faktorin ndërkombëtar, prandaj është e kotë të provohet tani të blihet kohë, e që kjo blerje kohe mund të shkojë vetëm derisa të bëhet Asociacioni dhe e ashtuquajtura marrëveshje finale me shtetin serb. “Kjo, për faktin, se është gjykatë njënacionale dhe kryesisht drejtohet kundër njerëzve të UÇK-së, e jo de-fakto kundër krimit dhe terrorit serbomadh. Natyrisht se krimi është krim dhe krimi duhet të dënohet. Por, nivelet ekrimit dallojnë. Pra, dallon krimi dhe gjenocidi serb ndaj ndonjë krim minor i ushtarëve të UÇK-së. Moszbatimi i dhunës ndaj krimit serb është padrejtësi historike ndaj shqiptarëve. Dhe, në këtë gjendje, kuptohet se është i rëndë fillimi i veprimit të kësaj gjykate”, u shpreh ai. “Nuk mendoj se nuk do të veprojë Gjykata Speciale. Veprimin e tillë nuk mund ta ndalë asgjë. Atë nuk mund ta ndalë as Kuvendi, as Qeveria dhe as Presidenti. Gjykata do të punojë. Tjetër është çështja që shtrohet se kur? Unë mendoj se pushteti në Kosovë ka ditur të punojë në drejtim të tillë. Ai ka krijuar gjendje që të dihet fare qartë se pa këtë pushtet nuk mund të realizohet marrëveshja përfundimtare me Serbinë. Duke u mbështetur në këtë nuk ka gjasa që Gjykata Speciale të fillojë punën pa e ndërtuar Asociacionin serb dhe pa bërë marrëveshje meshtetin serb. E, kjo do të vazhdojë deri në vitin e ardhshëm. Pra, tek atëherë mund të fillojë kjo gjykatë me punën e saj”, tha Kelmendi për “Kosova Sot”.

QARRI: PUSHTETARËT E ‘DYSHUAR’ TANIMË I KANË GJETUR ‘ILAÇIN’ PËR TË INFLUENCUAR GJYKATËN SPECIALE Analisti politik Gani Qarri pohon se veprimi i Gjykatës varet nga rrethanat politike në Kosovë. “Për aq më tepër, para sfidave në të cilat ndodhet Kosova, si bisedimet me Serbinë, epilogu i të cilave, me gjithë paralajmërimet, nuk është aspak i sigurt se mund të përfundojë deri në fund të vitit, pastaj ‘Zajednica’ serbe, vetëm për formimin e së cilës nga BE-ja, Qeverisë së Kosovës i ofrohen 3-4 muaj kohë, krijesë të cilën nuk mund ta formojë as të miratojë në Kuvend, cilado parti flet mjaft, se gjërat do të zhagiten dhe zgjasin më shumë se që është paramenduar. E, përderisa populli ynë shihet qartë se nuk është në gjendje të sjellë në skenë një forcë të re politike, e cila do t’i merrte përgjegjësitë për mbarëvajtjen e shtetit të Kosovës, nëse këtë nuk e inicion vetë SHBA-ja, atëherë është e paparamendueshme se ndonjëra nga partitë e tanishme do të jetë në gjendje, që të marrë përsipër burgosjen e pushtetarëve aktualë, një numër i madh i të cilëve mendohet se do të jenë të akuzuar nga Gjykata Speciale si dhe të përfundojë proceset e nisura shtetërore, si ai i bisedimeve me Serbinë, korrigjimi i Demarkacionit, apo edhe vetë krijimi i ‘Zajednicës’, për të cilën Serbia ngul këmbë dhe bën shumë zhurmë edhe para BE-së”, theksoi ai. “Nisur nga ajo se si zhvillohen ngjarjet tash e sa kohë në vendin tonë, jo vetëm që arrestimet nuk do të fillojnë shpejt, as nisin me ‘peshqit e mëdhenj’, por dyshohet se pas gjithë zhurmës së zhvilluar kohët e fundit, pushtetarët e ‘dyshuar’, tanimë i kanë gjetur ‘ilaçin’ edhe kësaj pune duke influencuar Gjykatën dhe Prokurorinë Speciale, që të mos nisin arrestimet para se gjoja të arrihen marrëveshjet e ‘mëdha finalizuese’ me Serbinë, siç po i quajnë në vazhdimësi Vuçiq e Thaçi dhe agjentët e tyre të UDB-së”, tha Qarri për “Kosova Sot”. Ai ka rikujtuar se edhe nisma e ashtuquajtur e “një grupi deputetësh”, për ndryshimin e Ligjit të Gjykatës Speciale, si dhe të gjitha zhvillimet e tjera nga dhjetori i vitit 2017, kur Hashim Thaçi me pushtetarët e tjerë aktualë rreth tij, tentoi për të rrëzuar Gjykatën Speciale përmes Kuvendit, ishin jo vetëm inskenime të thjeshta,por kërkesa të ndikuara drejtpërsëdrejti nga politika, për të bindur edhe vetë BE-në, se ata janë individët e vetëm, të cilët mund të ndërmarrin vendime të mëdha, dhe për të përfituar kohë që të mos nisin arrestimet në emër të kinse “gjetjes së zgjidhjes” me Serbinë, në mënyrë që pushtetarët e dyshuar të mos përfundojnë në Gjykatën Speciale.

GURAZIU: DIÇKA PO ZIHET SA I PËRKET GJYKATËS SPECIALE Edhe analisti Ragip Guraziu thotë se padyshim që në këtë aspekt është duke u përgatitur një skenar i shtyrjes së fillimit të veprimit të kësaj Gjykate. “Këtu diçka po zihet sa i përket Gjykatës Speciale. Edhe pse disa herë kam theksuar duke qenë i bindur qind për qind,se kjo Gjykatë Speciale nuk ka për t’u korruptuar kurrën e kurrës dhe se institucionet tona shtetërore do të bien me të filluar punë Gjykata Speciale, se institucionet tona to të mbesin kukulla në karriget e tyre, me rastin e lëvizjeve të fundit, duke pasur parasysh largimin e David Schvendimanit, nga kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, derisa është caktuar një tjetër amerikan, më bën të kem tjetër mendim. Tani, edhe unë dyshoj plotësisht se më në fund është gjetur ‘ilaçi”nga pushtetarët tanë, por nuk po dua të besoj përfundimisht në këtë dyshim edhe po qe se është kjo e vërteta”, tha analisti Guraziu.

FIDANISHTJA

BADALLAJ: THAÇI VITIN E TJETËR DO TË IKË NË PENSION Analisti Reshat Badallaj sheh përtej ndërrimit të prokurorit special.”Ky popull të mos harrojë një gjë dhe ta mbajë mend mirë që po e them në gazetën më të lexuar në Ballkan, në gjuhen shqipe, që quhet “Kosova Sot” dhe për dikë duket e parëndësishme,por, sipas burimeve të mia, shumë të thella dhe shumë të sigurta është kjo: Hashim Thaçi dhe disa bashibozukë të organeve të larta të shtetit i kanë përzier duart në këtë dikaster,kësaj radhe nuk po ia nxjerr emrin, por vetëm po ju vë në dijeni se ky person shumë i lartë në Prokurorinë e në Gjykatës Speciale, në vitin e ardhshëm do ta lërë këtë dhe do të ikë në pension! Këtë mbajeni mend mirë. Pra, kanalet mafio-oligarkësh të këtyre vagabondëve të kanaleve të nëntokës kriminale i kanë futur rrënjët thellë edhe këtu. Dhe, do shohim se a do të dalë kjo e vërtetë. Kjo do të zvarritet deri ditën kur do të ikë ose do të fillojë pak sa për sy e faqe dhe në fund do t´ia lërë dikujt tjetër “KËMBËT E ARUSHËS”, tha Badallaj për “Kosova Sot”

“Të gjitha zhvillimet prej dhjetorit 2017, kur Hashim Thaçi me pushtetarët e tjerë aktualë tentoi për të rrëzuar Gjykatën Speciale përmes Kuvendit, për të vazhduar pastaj me spektaklin me Gjuriqin e shumë spektakle të tjera, vetëm e vetëm për të fituar në kohë dhe të mos nisin arrestimet dhe në emër të kinse ‘gjetjes së zgjidhjes’ me Serbinë dhe pushtetarët e dyshuar të mos përfundojnë në Gjykatën Speciale”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot”

Aktakuzat e para, në shtator Këtë lojë e sheh si ndërhyrje të pahetueshme politike në drejtësinë ndërkombëtare edhe analisti Bislim Aliu. “Gjithsesi pas largimit të David Schvendiman nga kreu i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Kosovë, është caktuar një tjetër amerikan. Dhe, për këtë post pritet të caktohet prokurori i ri Jack Smith. Shpeshherë është potencuar se mund të priten arrestimet e para, ose besa edhe mund të bëhet se pushtetarët tanë ia kanë gjetur ‘ilaçin’ për të inskenuar edhe Gjykatën e Prokurorinë Speciale, që të mos nisin arrestimet para se gjoja të arrihen marrëveshjet e ‘mëdha finalizuese’ me Serbinë, siç po i quajnë Vuçiqi e Thaçi dhe agjentët e tyre të UDB-së serbe”, potencoi ai për “Kosova Sot”. Pazare serioze mund të jenë bërë në zvarritjen e punës së kësaj gjykate edhe sipas Blerim Burjanit, por ai thotë se megjithatë politika dhe blerja nga krimi janë parandaluar që në përpjekjen e muajit dhjetor, kurse, sipas tij, aktakuzat e para dhe arrestimet mund të ndodhin edhe në muajin shtator të këtij viti. “Kjo gjykatë është e përgatitur të veprojë menjëherë, edhe pse ende nuk ka marrë një veprim që të ngritë aktakuzat e para, edhe pse kjo prokurori tashmë ka emrat e njerëzve që priten të akuzohen, është veprim teknik nxjerrja e aktakuzave të para. Tashmë janë veprime formale dhe procedurale. Me rëndësi është që kjo gjykatë i shpëtoi politikës që për pak nuk u ndal nga Kuvendi i Kosovës. Konsideroj se para shtatorit nuk do të ketë aktakuza më së largu, përndryshe kjo gjykatë në Kosovë është cilësuar si e panevojshme, por e domosdoshme, për shkak të zbardhjes së rasteve të caktuar dhe dyshimet, për të verifikuar se çdo gjëishte në rregull gjatë luftës dhe nuk kishte veprime në kundërshtim me aktet ndërkombëtare”, potencoi Burjani për “Kosova Sot”. Ndërsa analisti Ali Hertica është i sigurt që, pavarësisht këtyre ndryshimeve që po bëhen në kuadër të kësaj gjykate,ajo në punën e saj do të jetë shumë profesionale dhe e pandikuar nga politika dhe nëntoka kriminale e Kosovës. “Ndërrimi apo zëvendësimi i prokurorëve të Gjykatës së Specializuar nuk do të ndikojë në hezitimin e saj për të vepruar për asnjë rast dhe nuk do të shpëtojë pa u ndëshkuar askush që konstatohet se ka rënë ndesh me ligjin. Puna të cilën duhet ta bëjnë prokurorët e specializuar është që t’i caktojnë politikat-planet e veprimit, ta drejtojnë punën dhe të sigurojnë që ta bëjnë punën si duhet po qe se kanë burimet dhe mbështetje të bazuar në fakte. Jam i sigurt që vendosmëria e prokurorit të specializuar nuk do të ndikohet, edhe pse do të zëvendësohet”, vlerësoi Hertica për “Kosova Sot”.

“Kryeprokurori i ri i Gjykatës Speciale, amerikan Jack Smith, ka një përvojë edhe nga e kaluara në gjykatat jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka shërbyer për një kohë edhe në Sudan, dhe nuk do të jetë i lehtë për pushtetet që të nënvlerësojnë atë dhe të korruptojnë me ‘ilaçin’ e tyre për të mos ngritur aktakuza, po qe se janë të involvuar në ndonjë shkelje të rëndë ligjore, që ka bazë për përndjekje dhe gjykim nga kjo Gjykatë”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”

Qytetarët kërkojnë drejtësi Qytetarë rasti të anketuar rreth punës, pritjes së tyre për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, presin që ajo të jetë një mësim i mirë për drejtësinë e kalbur të Kosovë. Qytetari Asllan Janova thotë se do të ishte shumë me interes për vendin që kjo gjykatë të veprojë dhe të gjykojë drejt, epandikuar nga politika, dhe para saj të nxirren të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë dhe pozitës në jetë publike e politike. “Gjykata Speciale ka një rëndësi të veçantë, besoj që edhe qytetarët e kuptojnë, nëse është shumë aktive dhe punon ashtu si duhet, në baza ligjore për të punuar, dhe i merr njerëzit, qytetarët apo personat që me të vërtetë kanë bërë vepër dhe e meritojnë të gjykohen. Mirëpo, mund të ndodhë që edhe atje ka nga pak lëshime, apo në atë kuptimin me shikuar në mes të gishtave”, theksoi Janova. Qytetari tjetër Ergyn Ahmet Hamdiu nuk e përjashton rrezikun e ndikimit serioz të politikës në këtë Gjykatë, pasi edhe ashtu përflitet në opinionin publik që në listën e saj gjenden kryesisht njerëz të politikës në pushtet. “Politika po ndikon shumë, po e favorizon mosdijen dhe amatorizmin me kuadrin e profesionalizmit, po bën padrejtësi të madhe ndaj profesionistëve. Kush janë ata, ku janë ata dhe le të definohen, ta dimë ku janë, kush janë dhe ku jemi”, tha Hamdiu. Edhe Ramush Azemi, një tjetër qytetar, thotë se kjo Gjykatë e ngritur enkas për dyshimet e krimeve të luftës duhet të veprojë drejt. “Megjithatë, duhet të përfshihen edhe serbët, të cilët kanë bërë krime në Kosovë. Tanët mund të kenë gabuar meqenëse ajo ka qenë luftë, por duhet të përfshihen edhe serbët në këtë Gjykatë Speciale dhe jo vetëm shqiptarët”, tha Azemi për “Kosova Sot”. Sipas tij, ne kemi qenë në vendin tonë dhe nuk kemi qenë duke e sulmuar Serbinë.

(Kosova Sot)