Fundamenti

Veseli: Zhdukja e policëve lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas aksidentit dhe zhdukjes së dy policëve kosovarë në lumin Lepenc, shkruan “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Veseli, ka thënë se ky është një lajm shumë i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.

LEXO EDHE: ‘Rrjedha e lumit Lepenc mund t’i ketë bartur policët e zhdukur në Maqedoni’

Veseli po ashtu përmes këtij shkrimi ka falënderuar njësitet e FSK-së, Policisë, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët që janë duke kërkuar dy policët e zhdukur, raporton “Zeri.info”.

Uji Dea

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Kadri Veselit:

Aksidentimi i dy policëve tanë, në afërsi të lumit Lepenc, është një lajm i dhimbshëm që i ka pikëlluar të gjithë.

Jemi me familjet e tyre, në këto çaste tejet të rënda e të pritjes në ankth.

Falënderoj FSK-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, si dhe të gjithë ata që prej mbrëmë janë në kërkim të dy policëve.