UBT

Nënkryetari i AAK’së: Vetëm PDK’ja mund t’i imponojë zgjedhjet

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk i ka votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.

Isufi, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e vetmja parti që mund t’i imponojë zgjedhjet është Partia Demokratike e Kosovës.

“Është pjesë e qeverisë, ka një mundësi që me partitë opozitare ta bëjë këtë”, ka arsyetuar Isufi deklaratën e tij, raporton Gazeta Express.

FIDANISHTJA

“S’kemi parë gatishmëri të tillë (nga PDK’ja), ky koalicion po funksionon mjaft mirë”, ka theksuar ai.

Ai e ka vlerësuar të panevojshme mbajtjen e zgjedhjeve. “Nuk ka situatë për të pasur zgjedhje”, ka deklaruar ai në T7.

“Zgjedhjet veç kanë ndodhur, 6-7 muaj përpara”, ka theksuar Isufi. /Express/