Uji Dea

Politikanët dirigjojnë prokuroritë e gjykatat

/ 6 minuta lexim
Eco Higjiena

Pika më e dobët e funksionimit të shtetit të ri të Kosovës, sipas analistëve politikë dhe atyre të drejtësisë, vazhdon të mbetet shtylla e sundimit të ligjit.

Kelmendi: Integriteti i humbur drejtësisë kosovare i kthehet vetëm me Vetting të mirëfilltë, duke ndëshkuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar

Pika më e dobët e funksionimit të shtetit të ri të Kosovës, sipas analistëve politikë dhe atyre të drejtësisë, vazhdon të mbetet shtylla e sundimit të ligjit.

Sipas njohësve të kësaj fushe, lidhjet e interesit klanor të strukturave të këtij sistemi me politikën, e kanë katandisur në gjendje të rëndë Gjyqësorin e Kosovës, vetëm e vetëm për përftimet personale të gjyqtarëve, ku realisht vështirë është të gjendet ndonjë gjyqtar me etikë, ata janë, por mund të numërohen në gishta, kryesisht nga struktura e re, gjyqtarë me integritet profesional, por kryesisht dominojnë gjyqtarë që shohin interesat e tyre materiale, personale, e jo ligjet e Kushtetutën e vendit. Opinionistët theksojnë se Gjyqësori vazhdon të jetë fajtori më i madh në këtë vend ku kanë lëshuar rrënjë të thella paligjshmëritë, korrupsioni e krimi i organizuar, sepse ndryshe nuk ka se si bëhet në mënyrë të dirigjuar e të orkestruar edhe ndarja e lëndëve të gjyqtarëve, ku nëntoka kriminale dhe pushtetarët “ia vënë syrin” kujt do t`i hakmerren, dhe të gjitha lëndët për atë person apo atë kompani, që nuk është pjese e nëntokës kriminale, ia japin një gjyqtari të besuar të tyre. Sipas analistëve, gjyqtari i përzgjedhur do të shkelë të gjitha ligjet për ta, natyrisht duke u “kompensuar mirë” nga nëntoka kriminale dhe pushtetarët si në forme materiale, ashtu edhe në avancim e ngritje në detyrë, prej një instance të gjykatës më të ulët në nivelin tjetër më të lartë të gjykatës, gjithnjë përmes KGJK-së së instrumentalizuar e të manipuluar tmerrë- sisht nga mafio-oligarkia e organizuar politike e ekonomike tepër kriminale e vendit.

Mafia shtriu rrënjët në sistem

ARKATANA

Sipas njohësit tjetër të kësaj fushe, analistit Hidajet Ahmeti, të gjitha instrumentet e sistemit të drejtësisë në Kosovë janë të instrumentalizuara nga politika, prandaj edhe nuk po funksionon si duhet sistemi i drejtë- sisë. “KGJK-ja si mundësi dhe shpresë është instrumetalizuar thellë nga politika e parapolitika. Mandati kushtetues e ligjor i KGJK-së është reduktuar e derivuar nën urdhrat e politikës, duke prodhuar një anarki të pashembullt në institucionet e sistemit të drejtësisë”, potencoi ai. “Kjo mendësi e Gjyqësorit ka sjellë vendin në një “vdekje klinike”, duke e katandisur brenda kthetrave të mafio-politikës, ku çdo ditë e më shumë ka ngushtuar terrenin e pavarësisë së Gjyqësorit. Një konstatim të tillë të kapjes së sistemit të drejtësisë nga politika e hasim në çdo raport ndërkombëtar, e që është një mesazh i qartë se, përveç reformës të kërkuar, paraprakisht duhet një vullnet i jashtëzakonshëm politik, i cili ka munguar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, vlerësoi Ahmeti për “Kosova Sot”.

Shumë gjyqtarë e prokurorë mund të bien në VETTING

Sipas analistit politik Naim Kelmendi, për të pasur sistem të drejtë të drejtësisë, lypset me urgjencë, që së pakut në këtë mandat qeveritar të fillohet dhe të zbatohet më shpejtësi dhe pa një vonesë procesi i pastrimit të institucioneve të drejtësisë me ligjin VETTING. “Po shihet hapur se sa është humbur besimi në institucionet dhe në drejtësinë kosovare nga qytetarët. Ky besim tani për tani krejtësisht i rrënuar përtokë, nuk mund të kthehet pa një Vetting të mirëfilltë, pa një dekriminalizim të thellë, duke hetuar dhe duke ndëshkuar madje të gjithë gjyqtarët e prokurorët e inkriminuar, në mënyrë që t’i kthehet integriteti i humbur drejtësisë kosovare dhe të gjitha niveleve të institucioneve të shtetit”, u shpreh ai. “Sikur që është i domosdosë të bëhet një Vetting i mirëfilltë në sistemin e drejtësisë, ashtu kemi nevojë edhe për dekriminalizimin dhe pastrimin e institucioneve të zgjedhura nga radhët e politikës, dhe të vetë politikës si tërësi”, theksoi Kelmendi për “Kosova Sot”. Sipas tij, në drejtësi, në krejt sistemin, ka shumë nga gjyqtarët e prokurorët që nuk do të mund ta kalonin Vetting-un dhe një Vetting i tillë është i domosdoshëm për ta vënë në këmbë të shëndosha drejtësinë kosovare

PRETENI: PA DEPOLITIZIM TË PLOTË DHE PAVARËSIM TË DREJTËSISË NGA POLITIKA NUK MUND TË LLOGARISIM NË SHTET EFEKTIV DHE TË PAVARUR LIGJOR

Sipas Hasan Pretenit, po ashtu ekspert me përvojë në fushën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, ish- drejtues në dy mandate në Agjencinë Kundër Korrupsion, pa depolitizim të plotë dhe pavarësim të drejtësisë nga politika nuk mund të llogarisim në shtet efektiv dhe të pavarur ligjor, në drejtësi funksionale.”Në Kosovë është në fuqi “trinomi ” polici hetimore-prokurorigjykatë.Nuk ka vend në botën e civilizuar, në botën ku sundon rendi dhe ligji, që nuk janë të shenjëzuar emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve që veçohen me punën e tyre, me emrat e rasteve të trajtuara”, u shpreh ai.”Në Kosovë dihen emrat e të korruptuarve, emrat e personave të pasuruar jashtëligjshëm, emrat e personave që në baza ditore nxjerrin vendime joligjore.Dalin edhe incizimet me prova për mosrespektim ligji, keqpërdorim fondesh, automjetesh e abuzime të tjera. Për moral, etik dhe integritet mos të flasim.Por, cili është hetuesi, prokurori apo gjyqtari që është i njohur për publikun, cili prej tyre e bëri ndonjë vepër që e mban në mend për të mirë dhe për guxim patriotik, për interesin publik, qytetari i Kosovës? Hiç, asnjë i vetëm, të gjithë të strukur, të gjithë me privilegje, të gjithë me shumë vende pune dhe të gjithë me mirëqenie të mirë”, vijoi më tutje Preteni për “Kosova Sot”.”Nuk ka heronj, nuk ka të guximshëm, nuk ka patriotë që punojnë për shtetin dhe për interesin e përgjithshëm.Ua shtrojmë edhe pyetjen se cilat janë aktakuzat, cilat janë aktgjykimet.Zero…zero…zero. Një polic hetues dhe një prokuror do të hapin një rast vetëm e vetëm nëse ua dikton politika”, theksoi ai./kosova sot/