Eko Higjiena

Me rastin e 19 – vjetorit të Betejës së Koshares : Dy këngë për heroin e popullit Agim Ramadani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Agim Ramadani – Katana ( Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi )

Ndjeu Evropa, u dridh Ballkani –
Nga drangojë të shqiptarisë !
Është tërmet , a është vullkani ,
Që çanë bjeshkët për mjedis ?!

S’ është tërmeti , as vullkani –
Është Ushtria Çlirimtare !
I prinë Agim Ramadani –
Thyejnë kufijtë n’ trojet shqiptare !

Agim Ramadani gjoksin titanik –
Me fuqi luani doli ai kreshnik !
Agim Ramadani lufton si rrufe –
Strateg ndër beteja , Diell për Atdhe !

Vijnë djemuria gjithë shqiptare ,
Ngjiten kreshtave të Pashtrikut …
Kundër forcave barbare –
Dhëmbë për dhëmbë kundër armikut !

Epopeja legjendare –
Thua se u ngjall ai Skënderbeu !…
Më 9 Prill n’ fshatin Koshare
Për gjithmonë kufijtë i theu !

Krenohu , moj Zhegër ,
Le t’ këndojë Gjilani ,
Kolosin me emër –
Agim Ramadani !

Simbol i trimërisë ,
Piktor e poet ,
Ra n’ altar t’ Lirisë –
Legjendë e gjallë mbet !

***** Demir Krasniqi : “Shtojzovallet e Gollakut “ ,
ETMM i Kosovës – Prishtinë, 2005,
Faqe 359 .

ARKATANA

Çka ka thanë Agim “Katana “
( Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi )

Oj Kosovë , sa shumë luftove –
Sa shumë trimat na i dhurove !
Sa shumë trimat e lavdisë –
Që iu banë kurorë Lirisë !

Çka ka thanë Agim “Katana “ –
Moj Serbi , sa mirë ta bana !
T’ theva dhëmbët , t’ theva turrin ,
T’ dogja tanket dhe flamurin !…

Epopeja legjendare
E Ushtrisë sonë Çlirimtare ,
U gjakos atje n’ Koshare –
Ku armiku doli fare !…

Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi, sa mirë ta bana !
T’ theva kokën dhe turirin ,
T’ theva murin dhe kufirin !…

Ku pikoi gjaku i Agimit –
Mbiu Lulja e Bashkimit !
Mbiu Lulja Dreniçare –
Rritet lirë n’ tokat shqiptare !

Çka ka thanë Agim “Katana” –
Moj Serbi, sa mirë ta bana !
T’ shkula rrënjët , t’ shkula gurin –
Përgjithmonë ta shkula trurin !…

***** Demir Krasniqi :”Kushtrim Lirie” ,
Gjilan, 2005, faqe 110 .