HW

Qeveritarët, 134 mijë euro për dreka e darka zyrtare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë gjashtë muajve të fundit Zyra e Kryeministrit Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministra vetëm për dreka e darka zyrtare i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe tre zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxha e Dalibor Jevtiç vetëm për dreka e darka zyrtare gjatë gjashtë muajve të fundit i kanë shpenzuar hiç më pak se 134 mijë euro.

Gazeta “Zëri”, duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente, ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve të Zyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht këto të dhëna do të duhej të ishin publike.

Mirëpo në Zyrën e Kryeministrit kanë ofruar vetëm të dhëna të përgjithshme të shpenzimeve, pa i specifikuar saktë shpenzimet e secilit me pretendimet se është problem të ndahen shpenzimet e detajuara, shkruan tutje “Zëri”.

FIDANISHTJA

“Tabela e shpenzimeve përfshin shpenzimet e Zyrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj, të zëvendëskryeministrave Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Dalibor Jevtiq”, bëhet e ditur në përgjigjen e kërkesës zyrtare.

Të vogla nuk dalin as shpenzimet që kryeministri Haradinaj bashkë me stafin e tij kanë bërë jashtë vendit, duke përfshirë biletat e sigurimet shëndetësore.

Për 6 muaj janë shpenzuar 49 mijë e 746 euro për udhëtime jashtë vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.