Eko Higjiena

Gërxhaliu: Vendimi për taksën në ”Rrugën e Kombit” i gabuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

​Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka thënë në Zona B se vënia e taksës në ”Rrugën e Kombit” nuk i sjellë përfitim bizneseve por madje as qytetarëve ndërsa e ka cilësuar vendim të ngutshëm.

Gërxhaliu ka potencuar se paraprakisht do duhej të gjendej një alternativë para se të merrej vendimi për vënien e taksës e cila detyron automjetet që do të kalojnë në rrugën e Kombit, të paguajnë shifër e cila varion nga 2.5 euro për motorët, 5 euro për veturat e deri në 22.5 euro për kamionët e tonazhit të rëndë.

”Jemi në një situatë ku po vihen barriera bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë”.
”Kjo rrugë e meriton ta ketë epitetin si ”Rrugë e Kombit”, jemi në një formë për të paguar këtë lloj takse por jo kaq të lartë. E kur bëhet kjo taksë e tillë, duhet të ketë dhe alternativë sepse nuk e kanë të gjithë luksin e tillë për të paguar një shifër të tillë”.
”Një taksë e tillë është shumë e ngutshme dhe shumë e lartë. Ky vendim është i gabuar. Jemi në një situatë kur qytetari dhe konsumatori do të jenë të goditur”.

”Në këtë drejtim komuniteti biznesit do ta ngrisë zërin dhe besoj që ky vendim të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit”.

Mobi Casa

”Ajo çka i mungon raportit të biznesit Kosovë – Shqipëri është besimi. Në mbledhje të qeverive duhet të dalim nga ai petku i prezantimit medial. Në këtë drejtim qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë një tretman të tillë në Shqipëri”.

”Vetëm në sezonin turistik kosovarët i lënë në Shqipëri më tepër se 400 milionë euro. Kjo është koha ku duhet reaguar që kosovari të mos trajtohet në rëndin e dytë në restaurantet shqiptare”.

”Druajë që politika në Shqipëri është në interes të personaliteteve të caktuara. Por kjo ngritje e çmimit, kjo taksë e dëmton rëndë biznesin. Është mëse shqetësuese sepse politika po ngulfat bizneset në Shqipëri”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.