United Hospital

Draft i ri për Marrëveshjen e Asociacionit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë për “Zërin” se në takimin e javës së ardhshme në Bruksel me palën serbe do të diskutohet edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, Asociacioni duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.

Delegacioni kosovar dhe ai serb gjatë javës së ardhshme do të takohen në Bruksel, ku pritet të diskutojnë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për marrëveshjet tjera që nuk po zbatohen, duke përfshirë këtu Marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë, Marrëveshjen për Energjinë, etj.

Shefi i delegacionit kosovar për bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka deklaruar dje për gazetën “Zëri” se qëndrimi i tyre për Asociacionin është i qartë dhe se duhet të themelohet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me ç’rast do të bëhet një draft i ri për këtë marrëveshje.

FIDANISHTJA

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka bërë të ditur se takimi i ardhshëm në mes të delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të mbahet më 26 shkurt në Bruksel.

Sipas saj, në këtë takim do të diskutohet rreth zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme mes dy shteteve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.