ARKATANA

“Buka e shkretëtirës”, dhuratë nga Zoti dhe ilaç për gjithçka

/ 2 minuta lexim
HW

Hurma është ushqimi më i rëndësishëm në botën arabe, e vetitë e saj shëruese njihen në mbarë botën sepse ndihmon te anemia, hipertensioni, kolesteroli i lartë, diarreja dhe kanceri.

E quajnë edhe “buka e shkretëtirës”. Është bima e vetme në Saharë që mundet t’i ndihmojë njeriut të mbijetojë, derisa e konsiderojnë si pema më e shëndetshme në planet. Lehtë treten dhe ofrojnë ndjenjën e ngopjes, kanë shumë vitamina dhe fibra, ju preferohet fëmijëve dhe të rriturve.

Sheqeri natyral që e posedojnë është alternativë për sheqerin e zakonshëm. Ju sugjerohet madje edhe personave që vuajnë nga diabeti e struktura e tyre me fibra është e shkëlqyeshme për sistemin tretës.

Ndihmojnë edhe te kapsllëku dhe jashtëqitja e fortë, por ndihmojnë edhe te diarreja, shtypja e lartë e gjakut, ndihmojnë te zemra dhe përmirësojnë shikimin.

Uji Dea

Hurmat duhet të konsumohen nga personat që vuajnë nga anemia sepse kanë shumë hekurit, por duhet të konsumohen edhe nga fëmijët si dhe gratë shtatzëna. Janë të shkëlqyeshme për shikimin sepse përmbajnë luteinë, prandaj edhe e quajnë si ‘vitamina e syve”.

Kaliumi që përmbajnë hurmat është i shkëlqyeshëm për rregullimin e jashtëqitjes, por edhe si laksativ i shkëlqyeshëm.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.