ARKATANA

Si “ta shëroni” tensionin e ulët?

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nëse në mëngjes pa arsye zgjoheni të pangopur me gjumë, shpesh keni kokëdhembje, keni marramendje, jeni të molisur, keni rrahje të fortë të zemrës, ankth, depresion, rritje të djersitjes, kujtesë të dobët apo apati me siguri që vuani nga hipotensioni, apo i ashtuquajturi tensioni i ulët i gjakut.

Shërimi i simptomave të paraqitura varet nga shkaku, përcjell “Zëri”.

Ekzistojnë “hamendje” në mendimet e mjekëve se a është hipotensioni në përgjithësi sëmundje; disa mendojnë që nuk lë pasoja në shëndetin e njeriut, ndërsa disa të tjerë rekomandojnë shërim dhe kontroll. Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes të moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale.

Si “ndihmë e parë” rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së “papritur” nga shtrati dhe disa herë me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

– Gjumi: Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Hani pak dhe shpesh, ikni karbohidrateve. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni normalë, transmeton “Zeri.info”.

HW

– Kafja: Personat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, ngase pa kafeinë nuk mund të zgjohen. Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.

– Lëvizja: Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

– Barnat: Ekzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull, preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S” është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat e tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit.

Vepron sistematikisht, pa efekte të padëshirueshme dhe është i sigurt për përdorim madje edhe tek shtatzënat dhe tek ato që e kanë fëmijën në gji. Para përdorimit megjithatë konsultohuni me mjekun. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.