United Hospital

Alfano: Kosovës t’i jepet një datë për integrimin e saj në BE

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i diplomacisë italiane, Angelino Alfano, ka siguruar homologun e tij kosovar Behgjet Pacolli, se Italia do të ofrojë mbështetje për rritjen e investimeve dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se dëshiron që Kosovës t’i jepet një datë në integrimin e saj në BE.

“Jini të sigurt në mbështetjen tonë në gjithçka, në liberalizimin e vizave, integrimin ndërkombëtar, rritjen e investimeve, sepse ne jemi avokati i Ballkanit në përgjithësi, që ka rëndësi të jashtëzakonshme për ne dhe Evropën, por dhe i Kosovës në veçanti. Ne duam që Kosovës t’i jepet një datë në integrimin e saj në BE. Mbështetja jonë synon forcimin e sovranitetit kombëtar të Kosovës”, tha ministri Alfano.

Ndërsa, shefi i diplomacisë kosovare kërkoi mbështetjen italiane në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare, për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, UNESCO, Këshill të Europës, etj.

ARKATANA

“Ne i jemi mirënjohës Italisë për gjithçka që ka bërë në fushën ushtarake, ekonomike, arsimore dhe kulturore, ndaj duam ta rrisim praninë italiane në Kosovë”, tha ministri Pacolli.

Në vazhdim, ministri Pacolli e njohu mikpritësin me qëndrimet e tij për dialogun Kosovë-Serbi, për reformat e qeverisë së re, dhe me nevojën e Kosovës për mbështetje në këtë fazë të rritjes së saj si shtet, kur po feston dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.