United Hospital

Kolegët e saj në pushime, Ronela Hajati godet me një ‘diss’

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Janari i vitit 2018 ka nisur me pushime për shumicën e artistëve shqiptarë.

Disa prej tyre kanë vendosur që të largohen për në vendet me klimë të ngrohtë, për të kaluar disa ditë të mira jo-produktive pas një viti të lodhshëm.

Shumicën prej tyre i shohim në rrjetet sociale përmes fotografive që publikojnë.

Ndërsa, këngëtarja Ronela Hajati ka bërë një postim të çuditshëm së fundmi, teksa vendosi të publikojë një fotografi nga pushimet verore të vitit të kaluar.

Uji Dea

Ajo shfaqet përkrah kolegut të saj, Young Zerkës, të veshur me rroba banje, teksa kanë pozuar pranë një pishine.

“Diss të gjithë atyre që janë tani nëpër plazhe”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Imazhi në fjalë i sjell të buzëqeshur dyshen, të cilët tash e sa kohë janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. /Telegrafi/