ARKATANA

Rozana Radi me ‘zemër të vrarë’, drejton sytë nga qielli dhe kujton babain

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Dikush e ka lënduar këngëtaren dhe moderatoren Rozana Radi. Pasi ka bërë tatuazhin kushtuar babait të saj të ndjerë Rozana ka bërë në rrjetet sociale disa publikimi ku tregon këshillat që ai i ka dhënë dikur.

Mungesa e prindërve dhe dedikimet e vazhdueshme për ta kanë shoqëruar rrugën e jetës dhe atë artistike të këngëtares Rozana Radi, e cila nuk lë rast pa kujtuar se sa i mungojnë prindërit e saj.

“Ndiq zemrën për të gjetur rrugën tënde” dhe “falu dashuri të tjerëve”. Por midis rreshtave të publikuara nga këngëtarja vihen re nota zhgënjimi.

United Hospital

“Sot për here të parë nuk e ndoqa zemrën time, po të ndiqja zemrën do isha duke qarë tani. Le të më ndjeki zemra mua dhe ti të jesh krenar për gruan që unë jam”- shkruan këngëtarja.

“Mos e lini këtë dorë të shkoj, nuk do ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait” – e mbyll dedikimin Rozi.