UBT

A do të votojë pro shfuqizimit të Speciales ‘Vetëvendosja’?- Tregon Rexhep Selimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Rexhep Selimi, deputet i lëvizjes “Vetëvendosje” në Kuvendin e Kosovës, thotë se partia së cilës i përket ai do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas tij, nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti.

Lëvizja “Vetëvendosje” do të votojë pro shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një interviste për gazetën “Zëri” deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi.

Mirëpo, ani pse lëvizja “Vetëvendosje” ka vendosur ta përkrahë zhbërjen e kësaj gjykate, ata javë më parë nuk morën pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur pikërisht për këtë çështje, për të cilën Selimi ka thënë se mbi 40 nënshkrime të deputetëve janë më të rëndësishme sesa mbledhja e Kryesisë (qoftë edhe pa kuorum) për ta thirrur seancën.

Uji Dea

Selimi tha përi “Zërin” se nismën për zhbërjen e Gjykatës Speciale do të duhej ta merrte Qeveria ose presidenti, por, sipas tij, ata po shfrytëzojnë “individë” e rrugë të tjera për këtë gjë.

Selimi tha se vota pro e lëvizjes “Vetëvendosje” për shfuqizimin e Gjykatës Speciale nuk po bëhet për mbrojtjen e individëve të caktuar, por për qytetarët e Kosovës.

Ndërkohë, kërkesa për shfuqizimin e Speciales ka ardhur më 22 dhjetor të vitit që lamë pas nga 43 deputetë të partive në pushtet (të cilët kishin mbledhur nënshkrimet e tyre).

Pavarësisht kësaj, seanca ende nuk është caktuar pasi më 22 dhjetor Kryesia kishte dështuar ta mbajë mbledhjen pas dështimit dy herë radhazi, ndërkohë që Kuvendi është akoma në pushim (deri më 15 janar)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.