Fundamenti

Haliti: S’është i lehtë shfuqizimi i Speciales

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale nuk është proces i lehtë. Sipas tij, para se të themelohej kjo Gjykatë Kosova ka arritur një marrëveshje me BE-në, që i ka ndarë 300 milionë euro. Gjithashtu mjete financiare, siç ka thënë ai, ka ndarë edhe SHBA-ja .

Numri dy i Parlamentit të Kosovës, Xhavit Haliti, e sheh si të vështirë iniciativën e deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.

Haliti ka deklaruar për gazetën “Zëri” se para se të themelohej kjo Gjykatë Kosova ka bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët i kanë ndarë 300 milionë euro.

FIDANISHTJA

“Shfuqizimi i Speciales nuk është proces i lehtë. Ne si shtet kemi një marrëveshje me Bashkimin Evropian, të cilët kanë ndarë 300 milionë euro për Gjykatën Speciale. Sa e di unë, edhe SHBA-ja ka ndarë një pjesë të mjeteve për Gjykatën. Së treti, Kosova ka bërë një marrëveshje me Holandën sa i përket kësaj çështjeje dhe ky shtet i BE-së e ka miratuar marrëveshjen. Nuk është e lehtë që ne të ndërmarrim hapa, të cilët i prishin gjithë këto marrëveshje”, ka bërë të ditur Haliti.

Por presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për REL ka deklaruar se nuk i inkurajon deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë do ta nënshkruante si president.

“Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për ta sfiduar Gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.