UBT

Shefi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë: Jam i mrekulluar me progresin e FSK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, ka theksuar se është i mrekulluar me progresin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një periudhë të shkurtër kohore.

Kollçaku këto komente i ka bërë në një konferencë për media së bashku me komandantin e FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama.

Mobi Casa

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë tha se FSK-ja në një periudhë të shkurtër kohore ka arritur kapacitete të plotë operacionale.

“Përfitoj nga rasti që t’i falënderoj FSK-në dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e dhënë në rastin e emergjencave në Shqipëri. FSK-ja e tregoj veten jo vetëm në reagimin e menjëhershëm, por edhe në profesionalizimin e tyre, duke e ndihmuar popullsinë në zonat e afektuara, bashkëpunimi jonë për vitin 2017, ka qenë shumë në nivel dhe janë realizuar të gjitha aktivitet e parashikuara. Në vitin 2018, presim një shtim të aktiviteteve jo vetëm në sasi, por edhe në cilësi. Ne jemi të vendosur të mbështesin transformimin e FSK”, ka shtuar ai ./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.