Eko Higjiena

Puçi kosovar ndaj Speciales, thikë pas shpine SHBA-së

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të dytë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se përpjekjet për seancë të jashtëzakonshme përfundojnë këtu për të vazhduar ditëve në vijim. Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se shfuqizimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mund të prodhojë situata të reja, që sipas tyre do të rrezikonin stabilitetin dhe do të dëmtonin subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala ka thënë në një konferencë për medie se kjo tendencë është tepër e rrezikshme dhe fut vendin në aventura të paparashikuara. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se shfuqizimi i Ligjit për Gjykatën Speciale do të ishte rrënues për shtetin. “Si kryetar i LDK-së i konsideroj rrënuese për shtetin tonë dhe të dëmshme për drejtësinë iniciativat për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Delawie: Ide e tmerrshme

Uji Dea

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka qenë i pranishëm në ambientet e Kuvendit prej ku ka shprehur pakë- naqësinë e tij për këtë iniciativë. “Më duhet të them që jam shumë i dëshpëruar për këtë çështje që erdhi papritur, pa ndonjë debat publik dhe që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e konsideroj turpëruese. “Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”, ka thënë ambasadori Delawie.

Disa orë më parë ambasadori amerikan e ka cilësuar si të tmerrshme një ide të tillë. “Ideja për ta ndryshuar Ligjin për Gjykatën Speciale mund ta izolojë Kosovën globalisht. Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, ka thënë ai. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë investuar në Kosovë për ta parë derisa e shkatërron të ardhmen e saj në këtë mënyrë. “Nuk i kemi bërë gjithë ato përpjekje për suksesin e Kosovës, që tani ta shohim duke e shkatërruar të ardhmen e saj, duke shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale”, ka thënë Delawie.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se nuk e di saktë se cila do të ishte përgjigjja e Londrës e as e BE-së për Kosovën, nëse e zhbën Gjykatën Speciale, por ka thënë se kjo mund të jetë nata më e rrezikshme e Kosovës që nga pas lufta. “Kosova i ka dhënë besën Bashkimit Evropian, që do të vazhdojë procesi. Nëse anulohet tash reagimi do të jetë shumë keq për Kosovën . Nuk do të dua të them se korrupsioni e krimi i organizuar nuk e dëmton Kosovën, sepse këto janë të lidhura me politikën dhe politikanët, por kjo e dëmton dhe e shkatërron Kosovën. Sonte mund të jetë nata me e rrezikshme për Kosovës që nga pas lufta”, tha ai. Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë përmes një postimi në “Twitter” se “iniciativa e Kuvendit të Kosovës për ta shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar është tmerruese dhe jashtëzakonisht e dëmshme”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.