Eko Higjiena

Limaj: Demarkacioni, Ushtria dhe marrëdhëniet me Serbinë marrin epilog vitin e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka komentuar 100 ditshin e parë të Qeverisë Haradinaj.
Limaj ka thënë se dinamika e punës vetëm sa do të shtohet në vitin e ardhshëm.

Ai ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do t’i ipet epilog temave të mëdha dhe atë me konsensus sa më të gjërë.

“Nga viti i ardhshëm, demarkacioni dhe marrëdhëniet me Serbinë, dhe ushtria e Kosovës do të marrin një zgjidhje problemi. Do t’i japim këtyre temave dhe do të synojmë që të arrijmë konsensus sa më të gjere. Në tema të mëdha nuk e marrim flamurin vet por vendit i duhet konsensusi”, ka thënë Limaj në Tribuna Channel.

Tutje, Limaj ka folur edhe për liberalizimin e vizave.

Uji Dea

“Detyra jonë edhe t’i kryejmë detyrat tona dhe kështu si partner serioz vijmë në një moment kur BE do ta nxjerr datën për viza”, ka shtuar Limaj.

Ai ka paralajmëruar se nuk do të ketë dialog me Serbinë pa u diskutuar kjo çështje në Kuvendin e Kosovës.

Projektin ‘Kosova e Re’, Limaj e ka vlerësuar si lajm të mirë për Kosovën dhe projektimin më të madh investiv në vend pas luftës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.