ARKATANA

Thaçi: Kosova, atdhe i të gjithë qytetarëve të saj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete tha se dialogu mes komuniteteve është prioritet i tij.

Ai tha se Kosova është një shtet me të drejta për të gjitha komunitetet, atdhe i gjithë qytetarëve të saj.

“Gjatë këtij viti kemi arritur të promovojmë dialogun edhe më shumë”, tha ai.

Sipas tij, angazhimet gjatë këtij viti kanë qenë të rëndësishme për promovimin e ligjit kundër diskriminimit, në fuqizimin e rolit të femrës, çështjen e arsimit etj.

Fundamenti

“Jeta më e mirë ndërtohet duke u pajtuar për bashkëjetesë, bashkëpunim e partneritet mes të gjithë neve”, tha ai, raporton Telegrafi.

Ai tha se përkrah kërkesën e Këshillit për rritjen e buxhetit. “Do të punojmë me institucionet relevante që vitin e ardhshëm të keni një buxhet që ju përgjigjet më mirë nevojave tuaja”, ka thënë ai.

Presidenti shtoi se vitin e ardhshëm do të shënohet dhjetë vjetori i shpalljes së pavarësisë, derisa ka ftuar ata që të jenë pjesë e organizimit.

Në këtë mbledhje, përfaqësues të komuniteteve në vend theksuan problemet me të cilat ballafaqohen ata. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.