Mobi Casa

Albin Kurti është në një moment kur kritikët i bëjnë nder, ndërsa adhuruesit i bëjnë dëm

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Nga Mero Baze – Filmi i eliminimit të grupeve armiqësore është një film i parë disa herë në hapësirën shqiptare. Lajm i ri do të jetë nëse në Vetëvendosje do të ketë legjitimitet demokracia e brendshme, mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa. E kundërta nuk është lajm i ri, por shumë i vjetër, dhe nuk bën diferencën me partitë e tjera. Është një prej tyre. Është pjesë e dramës politike shqiptare.

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë po kalon provën e parë të pjekurisë së saj politike, duke u ballafaquar me një përballje të një grupi drejtuesish të Lëvizjes, me profilin autoritar të Albin Kurtit. Është një histori që e ka kaluar çdo parti politike në Shqipëri, në Kosovë dhe në botë. Nuk është as ndonjë dramë e madhe që i jep fund historisë, as ndonjë fitore e madhe nëse zbon nga partia «armiqtë» e tu.

Në rastin konkret ka një acarim të skajshëm të militantëve pro Albin Kurtit me figurat e «Vetëvendosjes» që janë rreshtuar në mbrojtje të Aida Dërgutit, e cila po përjashtohet nga «Vetëvendosje» se ka fyer Kurtin. Detaji është banal, por problemi i ndarjes është real dhe është një sprovë nëse Vetëvendosje do ta tejkalojë modelin e partive shqiptare a jo.

Deri më sot ajo mbahet si forca e re politike më efikase në hapësirën shqiptare, pasi gjithnjë ka ardhur duke u rritur dhe duke u bazuar fort në një ideologji të majtë, mbi solidaritetin dhe respektin mes anëtarëve.Përfshirja e saj në pushtet në Prishtinë, dhe këtë radhë dhe në Prizren, duket se ka bërë që Vetëvendosja të kalojë moshën e pubertetit politik, dhe të përballet me politikën reale.Të gjithë njerëzit e përfshirë në debat nuk është se thonë ndonjë gjë të re. I vetmi që mund të thotë diçka të re është Albin Kurti.

E reja që ai mund të thotë është t’u tregojë militantëve të tij, teorive konspirative, paranojakëve që shikojnë armiq dhe të tjerëve që janë në ekstazë, se mos u merr dikush partinë, se për të nuk ekzistojnë probleme të tilla.Albin Kurti është një vdekatar si gjithë të tjerët, njeri i prekshëm, që dhe vetë ka tentuar ta kthejë barazinë me qytetarin në frymëzim politik. Dikush që shet dhe shtëpinë për t’u ndier pa shtëpi si qytetarët e tjerë, për të bërë politikë, nuk mund të ngrejë një bunker betoni rrotull vetes, se mos e fyen apo sulmon dikush.Ndaj fjala e Albin Kurtit në këtë pikë është e vetmja që vlen. Vlen më shumë për Albin Kurtin, se ne të tjerët.

Uji Dea

Ne jemi mësuar me politikanë si ky Albin Kurti që po farkëtojnë militantët e tij. Politikani që na ka munguar është Albin Kurti që shpresuam se është.Është e qartë se një pjesë e drejtuesve të Vetëvendosjes nuk e duan Albin Kurtit dhe kaq. Nuk është fundi i botës. Në çdo parti ekziston një grup që nuk e dëshiron liderin dhe përballet me të. Ajo është po ashtu një pasuri e partisë. Albin Kurti duhet të provojë nëse do të veprojë si gjithë liderët tradicionalë shqiptarë, si Berisha, Rugova, Nano, Thaçi etj., të cilët i zbojnë kundërshtarët, apo do të përpiqet të bashkëjetojë me ta.

A do të ndjekë modelin e shqiptarëve, si Ben Blushi, që dhe kur ka një nënkryetare dhe 4 anëtarë, e zbon nënkryetaren si agjente, apo modelet perëndimore, që edhe kur ndarja është serioze dhe botëkuptimore, mbijetojnë si të barabartë. Kaq është e gjithë drama dhe stërmundimi ynë për të mësuar nëse Albin Kurti është një udhëheqës i ri në hapësirën shqiptare, apo thjesht një udhëheqës që ka lindur pak më vonë se udhëheqësit e tjerë dhe po ecën në gjurmët e tyre.Nëse ai e tejkalon veten dhe përpjekjet e militantëve të tij për ta mbajtur në «Bunkerin e Udhëheqësit të Madh», atëherë ai ia ka rritur fuqinë Vetëvendosjes, jo vetëm si parti, por dhe si model politik. Nëse jo, atëherë do të vazhdojë traditën e politikanëve të tjerë shqiptarë.

«Vetëvendosje» është një projekt i tij, një frymëzim i tij dhe një model i tij. Por kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk vlejnë. Kritikët e tij janë njerëz që kanë personalitetin e tyre dhe pa dyshim kontributin e tyre në atë parti, por përballja me Kurtin natyrisht do t’i nxjerrë nga partia, nëse aty dominon fryma autoritariste dhe kriptoenverizmi.

Albin Kurti është sot në një moment kur kritikët i bëjnë nder, ndërsa adhuruesit i bëjnë dëm. Dhe nga fakti se kë do të zgjedhë ai, varet shumë se çfarë do të jetë për ne të tjerët. Filmi i eliminimit të grupeve armiqësore është një film i parë disa herë në hapësirën shqiptare. Lajm i ri do të jetë nëse në Vetëvendosje do të ketë legjitimitet demokracia e brendshme, mendimi ndryshe dhe bashkëjetesa. E kundërta nuk është lajm i ri, por shumë i vjetër, dhe nuk bën diferencën me partitë e tjera. Është një prej tyre. Është pjesë e dramës politike shqiptare.

(Marrë nga gazeta «Tema», Tiranë)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.