KKVITI

Nga Kartela Elektronike deri në bitcoin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Burim Kastrati – Zhvillimi i sistemit virtual të pagesave elektronike në Kosovë në interes vetëm të Bankave me kapital të huaj dhe Qendrave Procesuese që kanë të kontraktuara ato nga jashtë. Në vitin 2003 për herë të parë është krijuar Qendra Procesuese KosovaCard me kapital vendor për shërbimin e bankave për pagesa dhe tërheqje me kartela përmes ATM, po ashtu po në këtë periudhë kohore janë prodhuar për herë të parë kartelat bankare.

Në atë kohë Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës AQBK nuk jepte të drejtën e licencimit të Qendrave Procesuese përkundër Udhëzimeve Administrative që kishte nga UNMIK. Nga atëherë e deri më sot gjitha Bankat shërbehen nga Qendrat Procesuese të jashtme dhe volumi i transaksioneve me kartela është në rritje dhe sipas Raportit të Bankës Qendrore për vitin 2016 rritje të transaksioneve në ATM ka pasë 17.9%, ndërsa vlera totale e transaksioneve në vlerë monetare 12.3 milion Euro, e kjo vlere do të jetë edhe më e lartë duke përfshire edhe Prodhimin e Kartelave dhe shërbimeve rreth saj.

Nga kjo vlerë e transaksioneve në ATM Qendrat Procesuese të jashtme faturojnë ne çdo transaksion minimum 0.06 cent, e që i bie diku 738,000 euro, që dalin jashtë Kosovës. Sigurisht qe kjo vlerë është mjaft e lartë dhe një shans e humbur ku një Qendër Procesuese vendore do të kishte punësuar me dhjetëra Inxhinier të IT-së dhe shërbyes për administrate. Ndërsa tani e futur në tregun Boteror Bitcoin një sistem i pagesave Virtuale ku po merr përmasa të jashtëzakonshme në tregun botëror.

KKVITI

Por si duket prapë institucionet tona në sektorin Bankar dhe të pagesave ende të pa përgatitura me ecë me tregun botëror. Banka Qendrore thotë se bartë rreziqe ky sistem dhe ka mungesë të ligjeve për një aplikim të tillë. Në Kosovë shumë kompani të IT-së shërbejnë për Kompani dhe institucione Botërore në zhvillimin të aplikacioneve të ndryshme, por siç duket institucionet vendore nuk po i’u besojnë zhvillimeve te aplikacioneve vendore.

Ato kanë arritur edhe të prodhojnë edhe pajisje për shërbime elektronike e njëra ndër to edhe bitcoin. Me gjasë ne nuk do të mund te përcjellim trendin botëror të sistemit elektronik dhe do të ketë fatin e njëjtë sikurse të Qendrave Procesuese dhe Qytetarët dhe Bizneset e Kosovës do të paguajnë provizione të majme për shërbime të tilla./rajonipress/