Hidromorava

Haradinaj: Nuk lavdërohem me këtë numër të zëvendësministrave, por kemi koalicion të gjerë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj duke folur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se nuk lavdërohet me këtë numër të zëvendësministrave, por kjo sipas tij është rrjedhojë e një koalicioni më të gjerë.

Haradinaj duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes Albulena Haxhiu lidhur me Projektligjin për Qeverinë, tha se ekziston një dokument bazë për këtë Projektligj por që Projektligji si i tillë nuk është ende gati.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk e ka përkrahjen e partive në koalicion nëse Projektligji për Qeverinë prek anëtarët e ekzekutivit, prandaj sipas tij, Projektligji për Qeverinë që do të hynte në fuqi nga qeveria e ardhshme do të ishte formulë e duhur.

Eco Higjiena

“Të paktën ata që formojnë qeverinë pas meje ta kenë një kornizë ligjore që i obligon”, u shpreh kryeministri, duke shtuar se këtë Projektligj do të dërgojë në Kuvend në një moment të dakordimit politik.

Ai tha se nuk lavdërohet me këtë numër të zëvendëskryeministrave, por është rrjedhojë e një koalicioni më të gjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.