ARKATANA

LDK kërkon shkarkimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë për kryeministrin Ramush Haradinaj në lidhje me shtënien me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, gjegjësisht ministër i Diasporës.

Shefi i GP-së të LDK-së, Avdullah Hoti në një konferencë për media tha se kanë dorëzuar tashmë dokumentin në Kuvend për sjelljet e pahijshme të zyrtarëve të lartë qeveritar, në veçanti të ministrit Gashi.

Ai tha se GP i LDK-së kërkon që Kuvendi të votojë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Gashi.

Eco Higjiena

“Ne kemi analizuar me kujdes sjelljen e tij dhe ajo sjellje bie ndesh me Kodin penal të Kosovës për armëmbajtje pa leje”, tha Hoti.

Sipas tij, sjellja e ministrit Gashi mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të shtetit.

“Me këtë është dëmtuar imazhi i Qeverisë së Kosovës para qytetarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Prandaj, ne kërkojmë këtë interpelancë me kryeministrin për të diskutuar në detaje se si mundet një zyrtar i lartë të sillet kështu”, tha Hoti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.