ARKATANA

VV-ja e harroi gazin për pushtet

/ 8 minuta lexim
United Hospital

Sikur që u pa dy ditë më parë, marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është riproceduar në Kuvendin e Kosovës, me një raport zyrtar të Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, që pasoi ekipin e mëhershëm të udhëhequr nga Murat Meha. Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që ky raport, i cili i hap rrugë edhe votimit për marrëveshjen e demarkimit të kufirit me Malin e Zi, të ndjekë procedurën e rregullt të diskutimit nëpër komisionet parlamentare, derisa të nxirret për votim në seancë plenare.

Tani një dilemë që ngrihet në mesin e analistëve politikë është se mos është raporti i bashkangjitur Bulliqit më tepër një alibie për të justifikuar rrëmujën e madhe, zhurmën, debatet, hartat, Çakorrin, Kullën etj., dhe për ta kaluar tinëzisht versionin e parë të marrëveshjes dhe raportin e komisionit Meha. Në këtë çështje, e cila ishte top temë dhe top argument i kundërshtimit të opozitës në qeverinë e kaluar, mbetet pikëpyetja se çka ndodhi kësaj radhe që u hesht “Vetëvendosje” dhe i harroi protestat e demonstratat e dhunshme, gazin lotsjellës dhe peticionin me mbi dyqind mijë nënshkrime të qytetarëve, me të cilat e pamundësuan ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare nga Parlamenti, ku ishQeveria “Mustafa” nuk i kishte dy të tretat e nevojshme për finalizimin e këtij procesi në Parlament? Analistët me të drejtë shtrojnë pyetjen se a mos tani po i frikësohet VV-ja Ramush Haradinajt, apo tanimë është edhe luksi nga përfitimet e disa dhjetëra milionave të “marra” nga pushteti në Prishtinë me Shpend Ahmetin, në bashkëpunim e të lidhur me nëntokën kriminale dhe mafio-oligarkët, plus mundësia e krijuar që këtë ta bëjnë edhe më shumë gjatë katër viteve në vazhdim në kryeqytet , por edhe në Prizren, që i kanë bërë që më të mos luajnë rol me”kauza të rrejshme”, por vetëm të zhvatin dhe të vjedhin qytetarët dhe shtetin sa më shumë. Shtrohet dilema se mos këta njerëz, duke u dhënë pas pushtetit, pasurimit, tenderëve dhe lidhjeve kriminale me mafiooligarkët dhe nëntokën, a i kanë harruar fare ish-vijat e kuqe, madje të gjitha partitë politike pa dallim, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal.

Kuvendi i degraduar, pasqyra e shtetit

Analisti politik Florim Zeqa pohon se pasqyra më reale e shtetit të Kosovës është Parlamenti i Kosovës.”Derisa deputetët diskutonin për buxhetin e shtetit, gjysma e kabinetit qeveritar mbanin kokën ulur duke “naviguar” në internet me ‘Iphonat’ e teknologjisë më të përsosur. Me siguri, gjatë debatit më përshtypje u kanë bërë “VIP-at” apo ngjarjet spektakulare në internet sesa buxheti i shtetit. Diskutimet “Pro e Kontra” të deputetëve kundër buxhetit duke përmendur shifra milionëshe, paraqet lojën më të turpshme që bëjnë para qytetarëve të varfër e të pashpresë të vendit”, u shpreh ai. “Në anën tjetër, riprocedimi në Kuvendin e Kosovës, me një raport zyrtar të Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, që pasoi ekipin e mëhershëm të udhëhequr nga Murat Meha, më tepër i ngjet një alibie për të justifikuar rrëmujën e madhe, zhurmën, debatet, hartat, Çakorrin, Kullën, sesa vullnetin dhe këmbëngulësinë për të shpëtuar territor të vendit! Në fakt nga rrëmuja e madhe për demarkacionin nuk po dihet në të vërtetë kush është pro e kush tjetër kundër variantit të ri qeveritar! Në anën tjetër pala malaziase na e bëri edhe një herë të qartë se marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar nga liderët shtetëror, pavarësisht vendimeve në Parlamentin e Kosovës do të mbetet e pandryshuar”, vijoi më tej ai.”Lufta” për territorin e vendit është zhvendosur në Parlamentin e Kosovës, fituesi dihet (Mali i Zi), ndërsa neve humbësve më të mëdhenj na ka mbetur në dorë vetëm patriotizmi folklorik, sa për të nxjerrë në sipërfaqe “heronj” dhe “tradhtarë” me bollëk, sikurse përgjatë të kaluarës tonë të dhimbshme. Përderisa tashmë po dihet fundi i dhimbshëm dhe fatal i demarkimit të kufirit me Malin e Zi, askush nuk di se cili do të jetë epilogu përfundimtar i demarkimit me fqinjin tjetër verior – Serbinë!”,tha Florim Zeqa për “Kosova Sot”.

Eco Higjiena

Pritet dështimi i ratifikimit

Analisti Jeton Kelmendi, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, konsideron se, pavarësisht lojërave që po luhen për interesa politike, është mirë që më në fund edhe kjo çështje po nxirret në kuvend në rrjedha normale dhe ta marrë një epilog final, qoftë ai pozitiv apo negativ. “Mendoj se është bërë një punë e mirë që më në fund po përfundon kjo çështje. Deputet nuk janë aty vetëm për benificione të majme, por edhe për të marre përgjegjësi historike për vendin, prandaj e kanë në dorën e vet ose ta shesin ose ta ruajnë tokën e Kosovës. Kjo është dashur të ndodhte para dy e më shumë vitesh, por u politizua tej mase. Puna e komisionit të ri tani më e ka konfirmuar gabimin e komisionit të Murat Mehës dhe dihet mirë se cila është e vërteta prandaj unë pres të dështoj ratifikimi dhe kjo punë të bije në piken zero, pastaj të demarkohet drejtë siç është në dokumente faktike. Ajo që u vërejt se nisi tua dridh këmbët disa politikaneve makiavelist u pa si shqetësim në fytyrat e Hashim Thaçit, Isa Mustafës dhe Enver Hoxhës, të cilët akoma po mundohen të hedhin mjegull tek deputetet dhe opinioni, por duhet të ndodhë kjo”, theksoi Kelmendi.

Ndërsa edhe analisti politik Blerim Burjani konsideron se është mirë që tani kjo lojë politike po e merr epilogun dhe Kosova do të jetë ose më afër shtegut të liberalizimit të vizave, ose ndonjë hap më larg, por që të dyja këto mundësi do të jenë vendim i të zgjedhurve me votën e qytetarit në Kuvendin e Kosovës.”Çështja e demarkacionit është kushti kryesor dhe bllokimi i shtetit të Kosovës në liberalizim të vizave, pra s’ka liberalizim për shkak të joseriozitetit të qasjes ndaj çështjeve që janë çështje kruciale ndërkombëtare. Dihet tani mirëfilli që Mali i Zi tash është anëtar i NATO-s, pra gjërat janë plotësisht ndryshe , kurse VV-ja dhe të tjerët tashmë e kanë humbur arsyen, gazi lotsjellës ishte si rezultat i luftës për pushtet e jo për demarkacion, siç pretendohej tërë kohën. Tani LDK-ja dhe PDK-ja po e përkrahin opsionin e tyre të demarkacionit, përderisa opozita e djeshme tashmë është në pushtet me do parti të vogla me një kryeministër, që dihet për kapacitet e tij që nuk janë kurrfarë”, u shpreh Burjani për “Kosova Sot”. Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, pa dashur të ndalet shumë në qëndrimin e VV-së, tha se nuk ka asnjë dilemë se Marrëveshja e Thaçit dhe e Skënder Hysenit, e nënshkruar në Vjenë në vitin 2015 me përfaqësuesit e Malit te Zi, është antiligjore dhe se kjo del nga fakti se shumë territor e humb Kosova me atë akt të nënshkruar.”Për atë e dimë se edhe çfarë protestash ka pasur në Kuvend dhe jashtë. Dhe, duke u mbështetur në faktin se si e tillë ishte problematike, u fut liberalizimi i vizave si kusht për Demarkacion. Tash e dimë se ishte jo i drejtë një kusht i tillë i vendosur nga UE vetëm për Kosovën dhe për asnjë shtet tjetër. Por, kushti u vendos dhe çështja duhet të merr një epilog”, tha për gazetën “Kosova Sot” Kelmendi. Ndërsa analisti politik Arsim Haziri konsideron se çështja e demarkimit aktualisht është bërë mollë sherri mes individësh e subjektesh politike. “Komisioni i djeshëm, me në krye Bulliqin, kishte arritur t’i paraqesë disa nga lëshimet të cilat i kishte bërë komisioni paraprak dhe me ato të gjetura ka konstatuar se ky version për shtetin tonë nuk përbën leverdi, mbasi cenon rëndin sovranitetin dhe integritetin territorial”, theksoi ai. Sipas tij, marrëveshja nuk duhet të ratifikohet në Kuvend, sepse e dëmton Kosovën.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.