ARKATANA

Thaçi: Transformimi i FSK-së në Forcë të Armatosur në të mirë të shtetit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramën, ku është informuar për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.

Pas vizitës të zëvendësndihmës sekretares së Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe ministrit të Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, me të cilët presidenti Thaçi bisedoi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ai sot u informua nga gjenerallejtënant Rrahman Rama edhe për progresin e bërë muajve të fundit rreth transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës.Presidenti Thaçi vlerësoi se Forca e Sigurisë së Kosovës është shembull i përfaqësimit shumetnik.

“FSK-ja ka arritur të bëhet një forcë profesionale, me standarde të NATO-s, e cila është shembull i përfaqësimit gjinor dhe etnik. Transformimi i saj në Forca të Armatosura të Kosovës është në të mirën e qytetarëve të të gjitha komuniteteve dhe mbi të gjitha, në të mirën e shtetit tonë të përbashkët”, u shpreh presidenti Thaçi.

Mobi Casa

Ndërsa, gjenerallejtënant Rrahman Rama theksoi se Forca e Sigurisë është e përgatitur dhe është e gatshme të marrë përgjegjësi shtesë.

Në takimin e Presidentit Thaçi me komandantin e FSK-së u vlerësuan edhe mesazhet e dhëna nga zëvendësndihmës sekretarja e Mbrojtjes së SHBA-së, Laura Cooper, si dhe nga ministri i Shtetit për Forca të Armatosura të Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, të cilët kishin shprehur përkushtimin e tyre për të krijuar një platformë të qëndrueshme, duke theksuar se çelësi i suksesit në transformimin e Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura është bashkëpunimi dhe partneriteti me NATO-n.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.