United Hospital

Veseli: Shënjimi i kufirit duhet të ndodhë, çdo vonesë nuk e ndryshon situatë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Partisë Deomkratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se çështja e demarkacionit duhet të kalojë pasi që është në interes të qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Sipas Veselit, shënjimi i kufirit të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran është në interesin më të madh te qytetarëve të Kosovës dhe sovranitetin të tyre.

“Shënimi i kufirit me Malin e Zi është interesi më i madh strategjik i Republikës së Kosovës”, tha Veseli.

Veseli tha se mosshënimi i kufirit vetëm sa do t’i japë hapësirë influencës së Serbisë dhe Rusisë në manipulimin e situatës së pazgjidhur të Kosovës me një partner të NATO-s.

“Shënimi i kufirit duhet të përfundojë sa më shpejtë është në interes strategjik”.

Uji Dea

Veseli tha se pavarësisht a do të ishin në pozitë apo opozitë, ata do ta votonin demarkacionin.

“Është në interesin e Kosovës të përfundojë sa më shpejtë ky pretekst. Mund kjo të më humbë vota. Shënimi i Kufirit duhet që të ndodhë sa ma shpejtë. Është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Çdo vonesë nuk do ta ndryshojë situatën. Mund të ketë vetëm zgjatje të agonisë dhe izolimit të Kosovës”, u shpreh Veseli.

Ai shtoi se Partia Demokratike e Kosovës do ta ratifikojë me shumicën absolute të kuvendarëve të vet.

“Të ketë një presion publik më të madh që të mos manipulohet me këtë qëllim”, tha Veseli.

Sipas Veselit, moszgjidhja e kësaj çështjeje me Malin e Zi i jep mundësi Serbisë dhe Rusisë të ketë influenca të veta në konflikte të paqena në Ballkan.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.