United Hospital

Delawie: Qytetarët kanë të drejtë për qasje në informatat e nevojshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se Qeveria po rrit transparencën që është parakusht për luftimin e korrupsionit dhe u ndihmon qytetarëve për t’i parë direkt të drejtat e tyre.

Ai këto komente i bëri me rastin se lansimit të bazës së dhënave të Gazetës Zyrtare dhe aplikacionin mobil nga USAID në partneritet me Zyrën e Kryeministrit.

Ambasadori amerikan në Kosovës, Greg Delawie, tha se gazeta zyrtare është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bërë qeverinë e Kosovës më transparente para popullit.

“Më duhet të pranoj që gazeta zyrtare është ndër është ndër më të parapëlqyerat. Baza e të dhënave nuk kanë të bëjë vetëm me teknologjinë. Ato i lidhin njerëzit me informata dhe pak gjëra në këtë botë janë më të fuqishme se publiku i njoftuar mirë. Andaj duket shumë e përshtatshme që jemi bashkë disa ditë para fillimit zyrtar të javës kundër korrupsionit”, ka thënë diplomati amerikan.

ARKATANA

Për më tepër, ai ka thënë se qytetarët kanë të drejtë për të pasur qasje në informatat e nevojshme.

“I konsideroj këto përpjekje si thelbësore për zvogëlimin e pengesave ndërmjet qeverisë dhe popullit për të cilin punon qeveria, duke nxitur kulturën e transparencës dhe llogaridhënëse. Tash që gazeta zyrtare është përditësuar, qasja në të mundësohet prej telefonave dhe tabletave me një prekje të vetme. Sa më shumë që e demokratizojmë informatat, aq më shumë sigurojmë që ato janë të lira”, ka thënë Delawie.

Diplomati amerikan ka folur edhe për rëndësinë e zhvillimit të Kosovës përmes rritjes së sektorit privat dhe tërheqjen e investitorëve të huaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.