Uji Dea

Rikonfirmohet mbështetja amerikane për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është pritur në një takim të ndarë në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmës- Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.

FIDANISHTJA

“Zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro- Azi, Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee. Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon. Do të jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë – Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme”, ka thënë Pacolli, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel, pranoi detyrën e tij të re në tetor të këtij viti, ndërsa është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike me 50 vende të Evropës dhe Euro-Azisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.