Eko Higjiena

Hoxhaj në Washington: Marrëveshja për normalizim me Serbinë mund të ndodh në vitin 2020

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në konferencën për Ballkanin të organizuar nga Atlantic Council.

Hoxhaj ka folur për sfidat politike në rajon, duke u përqendruar në dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë se duhet kaluar në fazën finale dhe të arrihet normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy shteteve.

Hoxhaj ka thënë se një gjë e tillë mund të ndodh në 2 vitet e ardhshme, por gjithmonë, sipas tij, duke u bazuar në kontekstin e brendshëm shtetëror të Kosovës dhe të Serbisë, e po ashtu, ka thënë se një marrëveshje e tillë ka nevojë edhe për mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, me theks të veçantë tek Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fundamenti

Në anën tjetër, Hoxhaj ka thënë se dialogu i brendshëm në Serbi i nisur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po e krijon narrativin e njëjtë që është përdorur në kohën e ngritjes së Milloshevicit.

Hoxhaj ka theksuar se fushatat e Serbisë kundër Kosovës dhe një narrativ i tillë, e dëmtojnë dialogun, marrëveshjet e arritura dhe marrëveshjet që do të arrihen në fazën e fundit të dialogut.

Hoxhaj, po ashtu, ka thënë se Kosova nuk ka arsye ta vazhdojë dialogun me Serbinë, po që se nuk bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe nuk arrihet njohja e ndërsjellët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.