Hidromorava

Haradinaj: Prania e KFOR-it në Kosovë faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – “Prania e KFOR-it në Kosovë është një faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend, por edhe për rajonin”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, me të cilin bisedoi për situatën e sigurisë në vend dhe për proceset tjera në Kosovë.

Fillimisht, kryeministri Haradinaj e uroi komandantin e KFOR-it, Cuoci për marrjen e detyrës së re, duke e falënderuar për mbështetjen që KFOR-i i jep popullit të Kosovës duke ofruar siguri për të gjithë qytetarët dhe veçanërisht për ndihmën e pakursyer për FSK-në, në rritjen e gatishmërisë së saj operacionale dhe teknike, me shpresë se kjo ndihmë do të intensifikohet, në avancimin e kësaj force.

FIDANISHTJA

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Gjeneral Major Cuoci-n për proceset që po zhvillohen në Kosovë, veçanërisht në sektorin e sigurisë.
“Prania e KFOR-it në Kosovë është nja faktor shumë i rëndësishëm, për paqe, siguri dhe stabilitet, jo vetëm në vend por edhe për rajonin”, tha kryeministri Haradinaj.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i ofruar mbështetjen e mëtutjeshme në fushën e sigurisë dhe të proceseve tjera demokratike në Kosovë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.