Fundamenti

Veseli nga Boletini: Pavarësia e Kosovës është e shenjtë dhe e pacenueshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, në kompleksin memorial në Boletin është mbajtur ceremoni nderimi, në kujtim dhe në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini.

Sipas një njoftimi, ceremonia filloi me nderimin e flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës, ndërsa më pas, kryeparlamentari Veseli vendosi lule mbi varrin e Isa Boletinit.

Nga kulla e Isa Boletinit, kryeparlamentari Veseli uroi të gjithë shqiptarët për Festën e 28 Nëntorit, të cilën ai e cilësoi ditë e cila simbolizon dëshmorët dhe heronjtë e lirisë, sakrificat e mëdha të kombit tonë për të qenë i lirë.

Veseli tha se Shqipëria dhe shqiptarët po ecin mirë përpara, ndërsa Kosova është shtet i lirë dhe pavarësia e vendit është e shenjtë dhe pacenueshme.

UBT

“Askush nuk mund ta cenojë lirinë e Kosovës. Ajo do të jetë shtet ku sundon ligji dhe vend i barabartë për të gjithë qytetarët, me ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie. Kjo është liria për të cilën ranë heronjtë tanë”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës tha se shqiptarët nuk i kanë pasur kurrë punët më mirë se tash dhe se duhet të jenë krenarë me të arriturat e tyre, ndërsa shtoi se ata do të bashkohen në BE.

“Lavdia është e përjetshme për të gjithë të rënët. Mitrovica është krenare që Isa prehet këtu, edhe Kosova është krenare për patriotë të tillë. Besatohemi se do të punojmë fuqishëm që të realizojmë idealet e heronjve të atdheut. Lavdi për të gjithë të rënët. Urime 28 Nëntori të gjithë shqiptarëve ku do që janë”, tha në fjalën e tij, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Në këtë ceremoni foli edhe përfaqësuesi i familjes Boletini, Gazmend Boletini, i cili falenderoi kryeparlamentarin Veseli për respektimin e figurës së Isa Boletinit për çdo vit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.