FIDANISHTJA

Ilir Meta flet për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se është shumë me rëndësi që të qartësohet përfundimisht orientimi i Serbisë, drejt Bashkimit Evropian apo në drejtim të Rusisë.

“Orientimi Serbisë duket se është drejt BE. Ka një përpjekje dhe insistim për të ecur drejt BE dhe kjo do të thotë një qasje evropiane me fqinjët edhe Kosovën”, ka thënë Meta, njofton Klan Kosova.

Meta ka thënë se nuk pret që Serbia të njohë Kosovën, para Greqisë, Rumanisë dhe vende tjera të BE-së që ende nuk e kanë bërë njohjen.

Por sipas tij ka diçka që çon në njohjen e shtetësisë së Kosovës edhe nga vet Serbia.

Mobi Casa

“Normalizimi i marrëdhënieve të Serbisë më Kosovën çon në këtë njohje. Normalizimi çon në zgjidhjen e problemeve konkrete. Për shembull për qytetarët e Medvegjës, normalizimi i marrëdhënieve do të ishte shumë pozitive. Normalizimi i marrëdhënieve do të ishte frymëmarrje për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Meta.

Ai ka thënë se duhet koordinim më i mirë i qëndrimeve të brendshme për vendimet që duhet marrë, ku duhet një shumicë.

“Nuk mendoj që është pengesë e pakapërcyeshme, do të kërkojë kohën e saj. Unë e vë theksin të progresi i brendshëm. Progres i bashkëjetesës me serbët në Kosovë por varet shumë edhe nga progresi i dialogut me Serbinë, çka do të ndikonte që pesë shtete e Be-së ta njohin Kosovën në të ardhmen”, ka deklaruar Meta ndër të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.