Eko Higjiena

Qesharak hajni shqiptar në Austri: Si u zbulua, e habitë edhe policinë çfarë bën pastaj

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Të enjten e kaluar në qytetin e Innsbruckut në Austri, dikush ia vodhi një punëtoreje telefonin në zhveshtoret e vendit të punës. Por, dy ditë më vonë bashkëshortit të saj iu kujtua një mënyrë për të tentuar të zbulojë hajnin.

Ai bëri një video-thirrje në rrejtin WhatsApp – në telefonin e gruas së tij.

Shqiptari duket se iu përgjigj dhe çifti austriak arriti të marrë një fotografi të fytyrës së tij.
Edhe pse çifti i kërkoi shqiptarit tu kthente telefonin, ai jo vetëm që refuzoi, por edhe kishte guzimin të u kërkonte para që kapnin vlerën mbi 1 mijë euro.

Uji Dea

Pas kësaj, çifti e kontaktoi policinë e cila e lokalizoi vendndodhjen e tij përsëri përmes telefonit. Ai u kap në stacionin kryesor të trenit (Hauptbanhof) në Innsbruck.

Natyrisht, me vete e kishte edhe telefonin. Këtë autoritetet ia kthyen pronares.
Për shqiptarin 28 vjeç pasoi kallëzimi penal, megjithatë ai u la të mbrohet në liri.