United Hospital

Ndëshkimi i kapadainjve me ‘Range Rover’

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Lavdim Hamidi – Sokol Bashota pak ditë më parë kërkonte mandatin e katërt si kryetar i Klinës, duke qenë i bindur se deri në vitin 2030 kundërkandidatët e tij s’kanë pse të garojnë në zgjedhjet komunale.

Ata vazhdimisht marrin pjesë, ndërsa Kola i fiton zgjedhjet.

Kjo në fakt jo vetëm që ishte bindja e Bashotës, por edhe e bashkëpunëtorëve të tij, pavarësisht periudhës së palavdishme 12-vjeçare të qeverisjes me Klinën.

Komuna për më shumë se një dekadë u shndërrua në një “pashallëk” të Bashotës dhe rrethit të tij, ku, mes shumë skandaleve tjera, vetëm për ta ndërtuar objektin e Komunës, “Shtëpinë e Bardhë”, iu dha tokë shumë e vlefshme komunale kompanive private.

Ndërsa më shumë se paga e tij vjetore i kushtonte Komunës vetëm servisimi dhe mirëmbajtja e veturës zyrtare të kryetarit e markës “Range Rover”.

Këto dhe shumë skandale të tjera përfundimisht të dielën e larguan Bashotën dhe partinë e tij (PDK) nga administrimi i Klinës, bastion ky që pas më shumë se një dekade kaloi në duart e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Edhe më e dhimbshme se Klina për partinë e Kadri Veselit ishte humbja e Prizrenit në zgjedhjet e së dielës, të cilës komunë ia kishte dhënë epitetin “Jerusalemi i PDK-së”.

Mbi këtë tokë të shenjtë, ashtu siç vetë e quanin drejtuesit e partisë, ishte lejuar “masakra urbane”, përderisa kryetari në largim, Ramadan Muja, mandatin e fundit e ka kaluar më shumë në Gjykatë se në Komunë për shkak të dyshimeve për keqpërdorime gjatë ndarjes së tokës komunale për një kompani private, si dhe të shumë skandaleve tjera.

PDK-ja nuk arriti ta fitojë as Mitrovicën, komunë kjo e dyta për nga rëndësia pas Prizrenit për shkak të prejardhjes së kryetarit të partisë, ndërsa i mbeti të “kënaqet” vetëm me fitoren në Ferizaj, Shtimje, Kaçanik, Dragash dhe në Drenas.

***

Lëvizja “Vetëvendosje” mund të krenohet me suksesin e këtyre zgjedhjeve vetëm nëse arrin ta ruajë fitoren në Prizren, përderisa votuesit në Prishtinë dëshmuan se nuk kanë qenë sa duhet të kënaqur me punën e kryetarit Shpend Ahmeti.

Ky i fundit as nuk arriti të fitojë pa balotazh, siç pretendonte muaj më parë e as me një diferencë të madhe, siç pohonte ditëve të fundit.
Por fitorja nga kundërkandidati i tij, Arban Abrashi, varet nga hiç më shumë se 300 vota.

Eco Higjiena

Shumë pak vota e bëjnë diferencën për një kryetar që pretendon se për katër vjet ka bërë punë të madhe në Prishtinë, por të cilat punë nuk i panë mbi 41 mijë votues, të cilët e favorizuan kundërkandidatin e tij.

Fitore më bindëse kjo parti shënoi në Kamenicë, ku një kandidat i ri në moshë për kryetar mposhti koalicionin LDK-PDK, parti këto që kanë qeverisur me këtë komunë që nga paslufta e këndej.

Ndërsa humbja në Kaçanik, Podujevë dhe sidomos në Gjilan i atribuohet huqjes me përzgjedhjen e kandidatin për kryetar të Komunës.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës shkëlqimin e arriti në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, ndërsa rënien e përjetoi më 19 nëntor.

Për faktin se para një muaji pa balotazh e fitoi Pejën, Vitinë, Fushë-Kosovën dhe Lipjanin, ndërsa në të dielën që lamë pas e humbi Ferizajn, Suharekën, ndonëse arriti ta rikthejë Vushtrrinë pas disa vitesh qeverisjeje nga PDK-ja.

Partia e ish-kryeministrit Isa Mustafa në zgjedhjet lokale të këtij viti arriti t’i fitojë gjithsej 8 komuna në nivel vendi, por humbjen më të madhe e shënoi në Ferizaj.

Pasardhësi i Mustafës në Qeveri, Ramush Haradinaj dhe partia e tij janë fituesit më të mëdhenj të balotazhit, pasi që nga vetëm dy komuna që i fituan në rrethin e parë, Deçanin dhe Junikun, në balotazh i fituan edhe pesë të tjera, duke u bërë kështu partia e dytë shqiptare me numrin më të madh të komunave të fituara në vend.

Dështimin e vetëm kjo parti mund ta llogarisë në Pejë, të cilën komunë më herët e kanë pasur bastion, ku kryetari aktual Gazmend Muhaxheri fitoi pa balotazh.

Përpos pakënaqësisë së qytetarëve në komunat ku garoi, AAK-ja shfrytëzoi edhe avantazhin e drejtimit të Qeverisë, me ç’rast kandidatët e saj premtonin realizimin e projekteve edhe me ndihmën e nivelit qendror.

Mesazhi nga zgjedhjet e fundit lokale ishte se votuesi nuk po shantazhohet e as s’po joshet lehtë nga milionat apo miliardat që u premtuan në fushatë, siç ndodhte zakonisht në të kaluarën. Ata i ndëshkuan me votë bastionet ku është keqqeverisur gjatë, si dhe ua treguan vendin kryetarëve profiterë dhe dembelë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.