UBT

“Uragani” i Lutës që e mbuloi Gjilanin!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga Gani Sadiku – “Uragani i fitores sot, është më gjigant se kurrë, përballë teatrit në Gjilan. Ky është uragani i shpresës dhe besimit tek njëri-tjetri dhe tek e ardhmja. Uragani i forcës suaj për të ecur përpara në rrugën e zhvillimit, mirëqenies, në rrugën e punësimit, për të ecur përpara dhe për të bërë Gjilanin një vend të zhvilluar. Ora e madhe përfundoi. Për LDK-në, votimet janë dhe do të mbeten edhe në të ardhmen, solemniteti më i madh qytetar, ashtu siç na porositi Ibrahim Rugova.

Ne duhet që nesër t’i numërojmë edhe minutat, duke u bashkuar e duke u lidhur edhe më fort me njëri tjetrin, për ta nisur betejën më të rëndë kalorësiake me papunësinë dhe zhvillimin e vendit.

Të gjithë ne që besojmë tek mundi dhe djersa jonë, do të ecim edhe më të sigurtë përpara drejt Bashkimit Europian.

Do të shembim mure, por jo me bomba molotovi, do të përpiqemi njerëzisht, dhe jo me gaz lotsjellës, por vetëm paqësisht dhe dinjitetshëm për barazinë mes qytetarëve të këtij vendi.

Kemi arritur progres këto vite, por progresi më i madh është i domosdoshëm për katër vitet që vijnë”, tha Haziri para qytetarëve entuziast të tubuar me rastin e fitores në këtë qytet.

ARKATANA

“Me fitoret e njëpasnjëshme, LDK-ja, në Gjilan, legjitimon superioritetin e vet si fenomen kontingjent dhe identitar i Anamoravës, e cila në konsistencë ka refuzuar të njoh superioritetin e bazuar në klane që kanë lejuar akumulimin e pushtetit rreth tyre, duke e lënë pa pushtet qytetarin e zakonshëm.

Qeverisja duhet të sinkronizohet edhe me të qeverisurit. Ka ardhur koha që e gjithë shoqëria të bëhet partnere e barabartë në qeverisjen tonë, dhe të ndërgjegjësohet për përgjegjësitë e veta që i ka.

Nëse kërkojmë që qeverisja të jetë e stilit europian, atëherë e gjithë shoqëria jonë duhet t’i gjasojë shoqërive europiane, si në sjellje ashtu edhe në etikën e punës dhe zbatimin e ligjit, në mënyrë që paralelisht të kontribuojmë në zhvillimin e vendit.

Ne u lidhëm bashkë, për të ecur të sigurtë drejt fitoreve të reja, dhe ky do të jetë pushteti juaj, ndërsa unë do e bëjë vetëm punën time të shejt”. Shtoi në fund kryetari Haziri.!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.