Rrezikohet ndryshimi demografik në Preshevë
Aprovimi i Planit Aksional Lokal për periudhën e 2017 – 2021, nga përfaqësuesit politik dhe ata të shoqërisë civile, shihet si rrezik për ndryshime demografike, në Preshevë ku mbi 96% e popullatës është shqiptare.
Aprovimi i Planit Aksional Lokal për periudhën e 2017 – 2021, në dhjetor të vitit 2016 nga ish-kryetari i Komunës Shqipërim Arifi dhe shtatë bashkëpartiakët e tij si anëtarë të Këshillit Komunal me qëllim të rehabilitimit të emigrantëve në komunën e Preshevës dhe përfitimit të donacioneve ndërkombëtare nga përfaqësuesit politik dhe ata të shoqërisë civile shihet si rrezik për ndryshimet demografike.
Në brendi të planit thuhet se përveç emigrantëve nga Lindja e Mesme të rehabilitohen edhe të zhvendosurit intern brenda territorit të ish-Jugosllavisë me çka nënkuptohen edhe serbët e shpërngulur nga territori i Kosovës.


