Kosovari dërgohet me helikopter në spital pasi bie nga makina e asfaltit
Fillimisht pas rrëzimit, i lënduari kishte ende mundësi të fliste, por pastaj është dashur të transportohej me helikopter Rega në Spitalin Kantonal të Churit.
Të premten e javës së kaluar, në nje kantier ndërtimi në Mühlehorn të kantonit të Graubündenit ka ndodhur një aksident pune, shkruan polizeinews.ch. Punëtori 61 vjeçar nga Kosova, shofer i makinës për shkarkim të asfaltit, nga shkaqe ende të panjohura ka rënë nga platforma e makinës që ka qenë në një lartësi prej rreth tri metrash, transmeton albinfo.ch.
Për pasojë, ai ka pësuar lëndime, shkalla e të cilave nuk bëhet e ditur.