‘Frymë’, projekti më i ri i Venera Lumanit
Sot siç duket ka qenë dita e videoklipeve, pasi që shumë artistë kishin zgjedhur këtë të dielë të lansojnë projektet e tyre më të reja. Njëra nga ta ëshë edhe këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Venera Lumani, shkruan Indeksonline.
Venera ka publikuar në kanalin Youtube videoklipin e këngës ‘Frymë’. Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar këngëtari kosovar, Yll Limani. Ndërsa për muzikën është përkujdesur Lindi Islami, i cili është edhe i dashuri i Venerës./Indeksonline/


