UBT

Tekstet e botuara në Kosovë nuk po lejohen në Luginë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Autoritetet serbe ende nuk po lejojnë përdorimin e teksteve të botuara në Kosovë për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Përpjekjet e Këshillit Nacional për sjelljen e librave nga Prishtina, përkundër marrëveshjeve verbale me autoritetet e Ministrisë serbe të Arsimit, jo që nuk dhanë rezultate, por stopuan edhe trendin e nisur tre vite më parë për përkthimin e librave nga gjuha serbe.

KKVITI

Mungesa e librave mësimorë po i detyron arsimtarët e shkollave shqipe në Luginë që ta përdorin metodën e diktimit, e cila po konsiderohet e lodhshme dhe joefektive për mësimnxënie./rtk/