United Hospital

Lutfi Haziri: Koalicioni i Shpresës dhe Besës për tri orë e rrëzoi Kadri Veselin!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka përcjellë sot mesazhe të fuqishme kundër ish-kandidatit për kryeministër nga PDK-ja, Kadri Veseli.

“Ne efektin e parë e kemi realizu. Në ora nëntë e kemi nënshkruar marrëveshjen LDK-AKR, e në ora 11:45 Kadri Veseli ka heqë dorë prej kandidaturës për kryeministër. Pra, për tri orë e kemi rrëzu. Unë po i tregoj atij se neve nuk mundet me na idhtu askush më 11 qershor, por do të festojmë kryelartë fitoren plebishitare”, ka thënë Haziri, në tubimin madhështor që sot LDK e mbajti në Gjilan me strukturat e saj, ku të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së nga Gjilani dhe Koalicioni i Besës dhe Shpresës.

Haziri theksoi se “koalicioni rival i yni nëse mendon që korbin e zi me na e shitë për korb t’bardhë, atëherë le ta harrojnë se ajo kohë ka kalu”.

Haziri ka përmendur edhe faktin se pjesa më e madhe e listës së koalicionit kundërshtar nuk mund të marrin viza sepse janë në listë të zezë nga shumë shtete.
“Ata nuk mund ta çojnë vendin drejt zhvillimeve euro-atlantike sepse atyre nuk ia çelë derën askush”, tha Haziri.

Haziri ka lavdëruar kandidatët nga lista e koalicionit LDK-AKR, duke thënë se janë njerëz me kredibilitet të lartë, e me duar të pastra dhe që do ta çojnë Kosovën përpara në të gjitha aspektet.

FIDANISHTJA

Tubimin e ka përshëndetur anëtari i kryesisë qendrore të LDK-së, Lutfi Zharku, i cili ka uruar përfaqësim sa më të madh të kandidatëve për deputet nga Gjilani në Parlamentin e Kosovës.

Ndërkohë, para të pranishmëve janë paraqitur me fjalët e tyre edhe kandidatët për deputet nga radhët e LDK-së nga Gjilani, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi.

Kajtazi ka falënderuar simptatizantët e LDK-së për, siç tha, zemrën e madhe e jo me bateria sikur kundërshtarët, përderisa Imet Rrahmani tha LDK, me qeverisjen e mirë ua zuri frymën kundërshtarëve, duke e ndalë korrupsionin e krimin.

Kandidatja Valentina Bunjaku Rexhepi theksoi e bindur se LDK do të triumfojë fuqishëm në zgjedhjet e 11 qershorit, ndërkaq Isa Agushi pohoi se LDK është parti e fjalës dhe e besës, e cila do të sjellë mirëqenie për gjilanasit dhe për të gjithë qytetarët e Republikës.

Në fund të këtij takimi, të pranishmit i kanë përshëndetur edhe kandidatët nga koalicioni: Avdil Halimi, Selvete Shurdhani, Labinotë Demi Murtezi e Ismet Hajdini thuhet në njoftimin e LDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.