Porosia e Pacollit në Gjilan: Mos i votoni zhvatësit, është koha e kthesës
Gjilan – Behgjet Pacolli tha se koalicioni me LDK ishte i natyrshëm sepse ne jemi ribashkuar dhe po kemi përkrahje të madhe nga qytetaret. “Në Kosovë po krijohet një frymë e re dhe një mbështetje fantastike. Më 11 qershor do të jemi para kutisë së votimit dhe ju që jeni të zhgënjyer me 18 vitet e qeverisjes dilni sepse po lind një shpresë. Dilni masovikisht në zgjedhje sepse është votë për kthesën që Kosova është dashur ta bëjë qysh moti. Është momenti i duhur që këtë kthesë ta bëjmë sepse Kosova ka mbetur në një lokomotivë që nuk po lëvizë. Duhet ta ridrejtojmë lokomotivën në binar të duhur sepse edhe ashtu jemi vonuar. Ata tjerët kërkojnë vazhdimësi, por ne jemi lodhë dhe nuk do të shkojmë pas tyre” tha Pacolli.
Ismet Hajdini kandidatë për deputet tha se AKR është e përgatitur dhe e mobilizuar për zgjedhjet e qershorit. Jemi duke bërë punë të madhe dhe të fuqishme sepse vitit 2017 do të jetë vit i AKR-së. Koalicioni AKR është koalicion i fitores. Anamorava do të jetë bastion i këtij koalicioni” tha Hajdini.
Lutfi Haziri tha se koalicioni do të dali triumfues sepse Pacolli e nxori nga lista kandidatin e PDK-së, deri më 11 qershor do të punojmë që zoti Hoti ta fitojë betejën. Rreth Anamoravës kemi kuadro dhe kandidat serioz. Më 11 qershor do të festojmë bashkë.
Behgjet Pacolli tha se koalicioni me LDK ishte i natyrshëm sepse ne jemi ribashkuar dhe po kemi përkrahje të madhe nga qytetaret. “Në Kosovë po krijohet një frymë e re dhe një mbështetje fantastike. Më 11 qershor do të jemi para kutisë së votimit dhe ju që jeni të zhgënjyer me 18 vitet e qeverisjes dilni sepse po lind një shpresë. Dilni masovikisht në zgjedhje sepse është votë për kthesën që Kosova është dashur ta bëjë qysh moti. Është momenti i duhur që këtë kthesë ta bëjmë sepse Kosova ka mbetur në një lokomotivë që nuk po lëvizë. Duhet ta ridrejtojmë lokomotivën në binar të duhur sepse edhe ashtu jemi vonuar. Ata tjerët kërkojnë vazhdimësi, por ne jemi lodhë dhe nuk do të shkojmë pas tyre” tha Pacolli.
Pacolli tha se e kemi rinin të papunë, njerëz të shkolluar që bredhin rrugëve.”Vota e secilit tani është e rëndësishëm sepse është për fëmijët tanë, është për familjet tona dhe këto diskutime i bëjë nga hidhërimi dhe nga zhgënjimi. I kam përcjellur punët në këto katër vite dhe kam parë se ka stagnuar gjithçka”.
Pacolli tha se partneri i koalicionit i ka pranuar të gjitha pikat e marrëveshjes e në veçanti programi ekonomik. “Çdo familje i garantojmë minimum një të punësuar e kjo teori është vjedhur nga dikush, por kjo është pjesë e programit tonë duke krijuar tri platforma makro agro – ekonomike”.
Pacolli tha se po punon me kompanitë evropiane që kanë autoritet për të eksportuar për ta duke punësuar mbi 70 mijë vende pune. “Në qeverisje tonë shtyllë kryesore do të jetë ruajtja e ambientit. Kosova mos të zhvatet më, mos të vidhet nga ata që për 18 vite na dëmtuan. Në Gjilan duhet të ndodhë mrekullia dhe kjo ndodhë vetëm përmes votës. Porosia ime është që ju mos t`i votoni zhvatësit tutje, bëjeni gjënë e duhur për qytetin tuaj” tha Pacolli./rajonipress/


