UBT

Humbja e thellë e PDK-së, Gashi nuk është fajtor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Fraksionet, grindjet e përçarjet në PDK dhe keqqeverisja katërvjeçare e Komunës e quan këtë parti drejt një katastrofe elektorale. Kryetari i degës, Emin Krasniqi dhe kryetari aktual i Komunës, Begzad Sinani, kanë zgjedhur të heshtin duke e pranuar rezultatin tronditës ka thënë Amir Jakupi.

Jakupi ka thënë se kandidati për kryetar Kujtim Gashi, i cili ka nisur të kryqëzohet nga qarqe të caktuara të partisë, nuk është fajtori për humbjen. Kushdo që të kandidohej nuk do të mund ta ndryshonte rezultatin e kësaj partie.

Gashi, një figurë pa njolla dhe e respektuar në Kamenicë mori një përgjegjësi në momentin më të gabuar. Edhe gjatë përballjes në studiot televizive u gjend në një pozicion të vështirë mes distancimit nga keqqeverisja dhe pranimit të ‘sukseseve’ të këtij mandati qeverisës ka thënë Amir Jakupi.

Mobi Casa

Poashtu, llogaritë e bëra nuk i dolën, mënyra e të bërit fushatë doli një dështim (Parku i biznesit e sheshet milionëshe nuk dhezin këtu. Shqiptarëve u pëlqen ngapak gënjeshtra).

Por, kush do ta mbajë përgjegjësinë për këtë humbje të madhe? Këto zgjedhje do të vënë në diskutim të gjithë strukturën e partisë. PDK-së i duhet një analizë e thellë dhe zgjedhje të menjëhershme brendapartiake ka thënë Jakupi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.