Bardhyl Syla falënderon bashkëvendësit, fiton ulëse në Asamble Komunale
Gjilan – Mësohet se kandidati Bardhyl Syla, ka arritur të sigurojë mbi 1200 vota nga votuesit e Komunës së Gjilanit.
Të nderuar qytetarë, miq, shokë dhe ju bashkëvendëse të mi, ju falënderojë përzemërsisht nga zemra që me votën e juaj në zgjedhjet e 22 tetorit 2017, besuat fuqishëm në mua që të jem pjesë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit për mandatin katërvjeçar nga subjekti politik : Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ju premtoj se do të jem në shërbim të qytetarëve të Komunës së Gjilanit dhe do të jem zëri i qytetarëve për t’i adresuar kërkesat dhe nevojat e tyre në vendin dhe kohën e duhur.
Jam shumë mirënjohës dhe ju falënderojë për besimin e juaj.
Mësohet se kandidati Bardhyl Syla, ka arritur të sigurojë mbi 1200 vota nga votuesit e Komunës së Gjilanit./rajonipress/


