ARKATANA

Kosovarja e dehur godet policen gjermane që i ka “prishur gjumin”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunj sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më.

Një grua 30 vjeçare, sot (e hënë) rreth orës 6 të mëngjesit i ka shkaktuar lëndime një policeje në Heilbronn të Gjermanisë. Policja në kuadrin e një patrulle po bënte një kontrollim rutinor të personalieve ndërsa një grua ishte e shtrirë në një bankë në Stacionin Hekurudhor të qytetit, shkruan heilbronnerstime.de.

Fillimisht policja ka dashur të flasë me gruan që dukej e palëvizshme dhe ka provuar ta zgjonte nga gjumi. Kur policja i ka kërkuar dokumentet, gruaja me shtetësi kosovare, e alkoolizuar rëndë, e ka goditur atë, transmeton albinfo.ch. Aq e fortë ka qenë goditja me këmbë në gjunj sa që polices i është dashur t`i nënshtrohej trajtimit mjekësor dhe nuk ka qenë në gjendje të punojë më.

FIDANISHTJA

Kosovarja me qëndrim në Hanover të Gjermanisë do të paditet për fyerje dhe shkaktim lëndimi trupor.

http://www.albinfo.ch/kosovarja-e-dehur-godet-policen-gjermane-qe-ka-prishur-gjumin/